Një betejë e vitit për artin, po buçet nëpër muzetë e botës. Kush është më i madhi i pikturës, Leonardo apo Rembrandti? Kjo është dilema që shtron në ditoren Guardian, kritiku i artit Jonathan Jones, transmeton Telegrafi.
Rembrandt van Rijn apo Leonardo da Vinci?
Dy gjenitë shënojnë përvjetorë të rëndësishëm këtë vit. Në Holandë, viti 2019 është zyrtarisht viti i Rembranditit. “Rijksmuseum” i Amsterdamit, “Mauritshuis” në Hagë dhe Muzeu “Lakenhal” në Leiden po i bëjnë gati ekspozitat për 350-vjetorin e vdekjes së tij (1669). Megjithatë, Rembrandti nuk po e merr këtë vit vetëm për vete, sepse e njëjta po ndodhë për 500-vjetorin e vdekjes së Leonardos (1519). Kjo është një arsye e madhe për ekspozita nga Koleksioni Mbretëror i Britanisë dhe Biblioteka Britanike, si dhe për një retrospektivë të madhe në Luvër.
Pra, cili është përvjetori më i madh?
Më e zgjuar mund të duket të vësh bast te Rembrandti. Arti i tij është aq absorbues, tragjik dhe i brendshëm. Portretet e tij janë ekuivalente të Mbretit Lir. Ai është piktor në hijet e të cilit shpirti mund të sorollatet.

Për dallim nga ai, Leonardo është një yll popi që çrregullon tregun edhe 500 vjet pas vdekjes së tij. A nuk është kjo paksa irrituese? Është e vështirë të mos ndjeheni të tjetërsuar në mesin e të gjithë turistëve me telefona të zgjuar përpara “Mona Lizës”. Nuk ka atje shumë vend për një bashkim të heshtur meditues të cilin mund ta gjeni me një Rembrandt.
“Autoportreti i Rembrandtit me dy rrathë” ka gjasa të rrethohet nga kamerat nëse e nxirrni nga shtëpia “Kenwood House” në Londër. Ju mund të shikoni =sytë e errët të artistit të vjetër, teksa aty sy po ashtu të sodisin ty. Prania e tij e ndërgjegjshme përgjon nga përmbledhjet e buta të ngjyrave të mbyllura. Ai e përdor furçën për të krijuar vetveten dhe atë që duket si një hartë e papërfunduar e botës. Rembrandti duket fisnik dhe i krisur, që shikon si një person i trazuar tjetrin.
A ka krijuar Leonardo ndonjëherë një njeri kaq dyshues e të gjallë?
Unë do të përgjigjesha me një pyetje tjetër: a është dikush nën moshën 30-vjeçare që ia ka ndier ndonjëherë për Rembrandtin?
Autoportretet që hetojnë brendësinë janë në rregull, por ka një universalitet te Leonardo që e vë atë në një ligë tjetër. U bëra tifoz i gjenialitetit të tij kur isha rreth tetë vjeç. E kisha një libër të serisë “Ladybird”, për artistët e mëdhenj. Historia e Leonardo da Vincit ishte si një përrallë. Aty ishte një pamje e tij duke blerë zogj në treg, veç për t’i liruar.
Çfarë ka Rembrandti për një tetëvjeçar? Dhe, sa kopje do t’i shiste “Kodi Rembrandt”?

Sa për thellësi, është test i rrejshëm të krahasosh autoportretin e Rembrandtit me “Mona Lizën”. Për ta kuptuar mrekullinë e vërtetë të Leonardos, duhet të shikoni vizatimet e tij. Ai ka përfunduar shumë pak piktura dhe të gjitha ato janë porosi ku vetë-shprehja lufton me kërkesat e klientëve. Por, në fletoret e tij, Leonardo vërtetë lartësohet. Faqe pas faqeje ai e studion natyrën, harton makineri, shpik armë, planifikon fortifikime dhe kërkon sekretin e fluturimit.
Kryesoret nga të gjitha këto hetime pamore janë vizatimet e tij anatomike. Këto janë përgjigjet e tij artistike ndaj portreteve të Rembrandtit dhe ato janë gjithashtu një mrekulli e shkencës. Ai shkroi për frikën që ndiente kur qëndroi gjithë natën në një dhomë të fshehtë plot me trupa të të vdekurve. Nga këto eksperimente prodhoi vizatime që depërtojnë – literalisht – më thellë se Rembrandti. Në vend që të tërhiqet nga fytyra, Leonardo gërmon dhe kërkon strukturën e fshehur të jetës. Vizatimet regjistrojnë zbulimet trupore që tejkalojnë portretet më të mëdha të Rembrandtit si imazhe të asaj se çfarë është njerëzore. Nuk ka punë më intriguese në artin tokësor sesa paraqitja e një fetusi në mitër, të strukur si një kapsulë e lidhur me yjet.
Misteri drithërues i vizatimeve të Leonardos, të mushkërive dhe zemrave, saktësia e studimeve të tij të syrit dhe të trurit janë veprat e tij më të ndjeshme e më befasuese. Vizatimet e tij anatomike i përkasin Mbretëreshës dhe shumë nga to do të shfaqen në shumë vende gjatë këtij viti.
Sigurisht, Rembrandti është një Shakespeare i pikturës. Por, Leonardo është Shakespeare, Einstein dhe vëllezërit Wright i mbërthyer në një. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Dokumenti më i vrazhdë i historisë së luftës”: Detajet e thjeshta, por tronditëse të Tapicerisë së Bajosë

Në thesarin filatelik të Postës së Kosovës: Mes pullave postare që përcjellin çdo letër të dërguar "Me dashuri nga Kosova"

Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë

Patokracia

Historia e fisit Shala

LIRIKË MBI VETMINË

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë