LAJMI I FUNDIT:

Merkel i drejtohet kombit gjerman: Përmbahuni nga festimet private

Merkel i drejtohet kombit gjerman: Përmbahuni nga festimet private

Takimi i qeverisë federale gjermane dhe shteteve federale përfundoi pa dispozita konkrete mbi masat e reja në luftën kundër coronavirusit, por pjesëmarrësit u bënë thirrje qytetarëve të zvogëlojnë kontaktet shoqërore në minimum.

“Çdo kontakt që nuk ndodh është i mirë për të luftuar pandeminë”, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel pas një video konference me kryeministrat e shteteve federale gjermane, shkruan derspiegel.

Dokumenti përfundimtar i takimit të sotëm u bën thirrje qytetarëve të përmbahen sa më shumë nga festimet private dhe të zvogëlojnë kontaktet në rrethin privat tek miqtë dhe të njohurit që i përkasin një familjeje, transmeton Telegrafi.


Merkel theksoi se do dëshironte ta përkthente këtë thirrje në një dispozitë konkrete, por që përfaqësuesit e shteteve federale nuk ishin dakord me të.

Merkel dhe kryeministrat e shteteve federale pritet të takohen përsëri javën e ardhshme, të mërkurën, për të diskutuar masat detyruese që duhet të hyjnë në fuqi pas fundit të nëntorit, deri në atë kohë mbesin masat aktuale të mbylljes për objektet hotelierike, hotelet dhe institucionet kulturore.

Sondazhi i ri: Merkel ka mbështetjen më të madhe që nga viti 2015
Lexo po ashtu Sondazhi i ri: Merkel ka mbështetjen më të madhe që nga viti 2015

Të hënën, u vendos që këto masa mbyllje të qëndronin në fuqi të paktën deri në fund të javës së parë të dhjetorit për të vlerësuar më mirë ndikimin e tyre.

Qëllimi i masave është të zvogëlojë numrin e njerëzve të infektuar në 100 mijë banorë brenda një jave në nën 50. Qëllimi është gjithashtu të miratojë masa afatgjata për të luftuar pandeminë e coronavirusit, e cila do të arrijë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/