LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Bisedimet e G20-ës të vështira

Merkel: Bisedimet e G20-ës të vështira

Bisedimet në takimin e G20-ës do të jenë të vështira. Kështu është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel në një intervistë për të përditshmen gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

“Sigurisht që këto bisedime do të jenë të vështira, por si evropianë jemi mësuar me këto", tha Merkel.

“Një gjë është e sigurt, që ne nuk do t’i shpërfillim problemet thjesht sepse nuk mund t’i zgjidhim brenda 24 orëve", shtoi kancelarja.

Merkel është shprehur pro forcimit të rolit të FMN-së në politikat qeveritare.