LAJMI I FUNDIT:

Menaxhim i dobët i prokurimit publik

Menaxhim i dobët i prokurimit publik

Kontratat e prokurimit publik përbëjnë një pjesë të madhe të buxhetit të Produktit të Brendshëm Bruto dhe të shpenzimeve publike të çdo vendi, dhe si të tilla paraqesin një pikë shumë të ndjeshme dhe të ekspozuar ndaj manipulimeve dhe keq menaxhimeve të mundshme. Një menaxhim i dobët i prokurimit publik parandalon zhvillimin e mirëfilltë të konkurrencës së tregut, duke krijuar mundësi favorizuese për operator ekonomik të caktuar, dhe humb “vlerën për paranë” duke paguar më shtrenjtë për shërbimet dhe mallrat se edhe në tregun me pakicë, respektivisht duke rritur shpenzimet publike dhe ndikuar negativisht në burimet, apo investimet e kthyera nga Qeveria për tatimpaguesit.

Raporti i analizës së kontratës së Agjencionit Qendror të Prokurimit (AQP) i përgatitur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) për furnizim me karburante për 37 Institucione dëshmon se, në krahasim me institucionet tjera me kontrata individuale për të njëjtin produkt, është ruajtur paraja publike.

Megjithatë, Diana Metushi Krasniqi nga KDI thekson se “kontratat e centralizuara minimizojnë konkurrencën, dhe Autoritetet Rregulluese të mbështetjes së bizneseve dhe ruajtjes së konkurrencës duhet të angazhohen dhe përpilojnë strategji shtetërore për adresimin e kësaj dukurie”.


“Ky studim i KDI-së i tejkalon përmasat e një karakteri hulumtues, ky është një studim shkencor dhe gjithëpërfshirës. Këto analiza dhe kritika do të duhej të merreshin si mesazh dhe udhërrëfyes për sektorin e Prokurimit dhe qeverisjen në përgjithësi”, tha Mursel Rraci nga AQP. Po ashtu Safet Hoxha, nga KRPP tha se “ky raport është një qasje e re, ku KDI përmes një analize kredibile po inkurajon shembuj të mirë të menaxhimit të parasë publike. Ai më tej shtoi, se “ne e shohim shoqërinë civile si partner për të vënë rregull dhe për të kursyer paranë publike dhe sugjeroi bashkërendim më të madh midis AQP dhe Inspektoratit të MTI për të siguruar cilësinë e derivateve, që ende mbetet një problem i madh”.

“Përkundër shumë angazhimeve dhe investimeve nga komuniteti ndërkombëtar dhe ai vendor, Prokurimi Publik vazhdon të mbetet një nga sektorët më të përfolur sa i përket keqmenaxhimit dhe manipulimeve, duke zënë kështu vend edhe në të gjitha raportet e vlerësimit të progresit të Republikës së Kosovës. Por nuk janë raportet ato që e bartin koston e këtyre problemeve; qytetarët e vendit janë atë që vazhdojnë të paguajnë koston e lartë për shërbimet. Kursimet nga këto blerje do të mund të ktheheshin në investime kapitale apo zhvillimore dhe rrjedhimisht do të ndihmonin në përmirësimin e standardit të jetesës për qytetarin e thjeshtë!, thotë Artan Canhasi nga KDI. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori