LAJMI I FUNDIT:

Memli Krasniqi: Është e rëndësishme t’u garantojmë siguri qytetarëve pa dallime

Memli Krasniqi: Është e rëndësishme t’u garantojmë siguri qytetarëve pa dallime

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se në këtë mbledhje i diskutuar për ngjarjet e fundit e që për PDK-në është e rëndësishme t’u garantohet siguri qytetarëve në Kosovë.

Ai këto komente i ka bërë pas takimit të kryesisë së PDK-së.

“Për neve është shqetësuese nëse kjo situatë degradon për shkak të veprimeve të kujtdo qoftë atje që mund të nxiten qoftë nga Beogradi e qoftë nga të tjerët. Për neve është e rëndësishme që t’i garantojmë qytetarët e Kosovës pa dallim që askush nuk do të cenohet në kuptimin e sigurisë në veriun e vendit dhe si institucione do ta luajnë rolin e tyre dhe do ta përmbushin detyrën kushtetuese për ta garantuar sigurinë”, ka thënë Krasniqi.


Lidhur me rritjen e taksës që Qeveria ka marr vendim për  prodhimet serbe që hyjnë në Kosovë, Krasniqi tha se ka qenë edhe vendim i tyre, pasi, sipas tij, Qeveria nuk mund të marrë asnjë vendim pa mbështetjen e PDK-së.

“Personalisht unë kam propozuar që të rritet taksa 25 deri në 50 përqind dhe pastaj në koordinim mes partnerëve është vendosur të rritet në 100 përqind, gjë që normalisht e ka pasur mbështetjen e PDK-së edhe të ministrave të saj”, ka theksuar Krasniqi.

Megjithatë, Krasniqi ka thënë se vendimi për taksën nuk ishte pikë diskutimi gjatë mbledhjes së kryesisë së PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori