LAJMI I FUNDIT:

Melania Trump refuzoi të bënte thirrje për protesta paqësore gjatë trazirave të 6 janarit në Kongresin amerikan

Melania Trump refuzoi të bënte thirrje për protesta paqësore gjatë trazirave të 6 janarit në Kongresin amerikan

Ish-Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump refuzoi të thërrasë protestuesit për protesta paqësore dhe jo të dhunshme gjatë trazirave të 6 janarit në Capitol Hill, thanë burime të njohura me ngjarjet gjatë trazirave të janarit për CNN.

Sipas CNN, ndihmësja e Trumpit, Stephanie Grisham i dërgoi një mesazh Melania Trump më 6 janar, duke e pyetur atë “A dëshiron ajo të shkruajë një koment në Twitter duke thënë se protestat paqësore janë e drejta e çdo amerikani dhe se nuk ka vend për paligjshmëri dhe dhunë”.

Edhe pse ata prisnin një përgjigje pohuese, burimet e CNN thonë se Melania iu përgjigj shkurt me “Jo”.


CNN raportoi në muajin janar se Melania Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë gjatë demonstratës dhe nuk i kushtoi shumë vëmendje ngjarjeve para Capitol Hill të shkaktuara nga mbështetësit e politikave të burrit të saj Donald Trump.

Lidhur me pretendimet e Stephanie Grisham, të cilat gjithashtu do të botohen në librin e saj, Trump lëshoi një deklaratë për shtyp në të cilën ai i vlerësoi pretendimet e Grisham si të rreme.

Libri i Stephanie Grisham, i cili do të publikojë detajet e punës me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, do të dalë në shitje më 5 tetor.

Grisham ishte një anëtare besnike e administratës Trump deri më 6 janar 2021, dhe trazirat në Capitol Hill kur ajo dha dorëheqjen si sekretare e shtypit për shkak se nuk ishte dakord me pikëpamjet e Donald Trump mbi demonstratat që përfshinë Shtetet e Bashkuara në muajin e parë të vitit 2021. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori