Bankat komerciale në vend me kapital të huaj që po realizojnë rritje të fitimeve të mëdha nga viti në vit, po tërheqin dividentat e tyre të larta pa paguar tatim për shtetin e Kosovës.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti nuk ka treguar për shumat e dividentave të tërhequra më 2022 nga bankat, por që ka arsyetuar këto tërheqje.
Mehmeti bën me dije se këto banka me kapital të huaj që tërheqin dividenta.
Sipas raportit të fundit të BQK-së, për dhjetë muaj të këtij viti, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 120.3 milionë euro. Norma e interesit ishte nën 6 për qind, derisa gjatë këtyre muajve ka arrit në 6.3 për qind.
“Sektori bankar në Kosovë është storie suksesi sa i përket investimeve të huaja. Prej 12 bankave komerciale që veprojnë në Kosovë, 9 prej tyre janë me kapital të huaj. Kjo është inkurajuese edhe për neve si Bankë Qendrore dhe për shtetin e Kosovës që sa më shumë të kemi investime të huaja në Kosovë. Me sa më kujtohet mua, dividenta nuk tatohet, por në përgjithësi është inkurajues fakti që ato biznese që vijnë në Kosovë, vijnë për të ndihmuar shtetin e Kosovës, por natyrisht që e kanë parasysh edhe fitimin e tyre. Tërheqja e devidentes, është një diçka e drejtë e tyre, të cilën mund ta realizojnë jo vetëm bankat, por secili biznes që punon dhe vepron në Kosovë”, tha Mehmeti.
Pas një ndalese të përkohshme nga ana e BQK-së, në tremujorin e fundit të 2021, bankat komerciale me kapital të huaj u lejuan të shpërndajnë dividenta te aksionarë në shtetin e tyre.
Në bazë të raporteve vjetore të tyre, 5 nga 11 bankat komerciale në vend, shpërndanë dividentë në vlerë prej mbi 96.6 milionë euro. Ndonëse këta miliona euro prej fitimeve të realizuar në tregun e Kosovës, për shkak se shumica e aksionarëve janë të huaj, këta miliona kanë dal nga Kosova.
Në bazë të të dhënave nga BQK, në vitin 2021, fitimi neto i 11 bankave komerciale në Kosovë ishte rreth 117.5 milionë euro. Në krahasim me vitin 2020, kjo ishte një rritje prej mbi 47 për qind, ndërsa në krahasim me vitin 2019, kjo ishte një rritje prej mbi 36 për qind. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës