LAJMI I FUNDIT:

Mehaj shpreh ngushëllime për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së, Agron Spahiu

Mehaj shpreh ngushëllime për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së, Agron Spahiu

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur ngushëllime familjes Spahiu pas ndarjes nga jeta të pjesëtarit të FSK-së, Agron Spahiu.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Major Spahiu, si patriot e luftëtar i UÇK-së dhe si ushtarak profesionist i TMK-së e FSK-së, dha shumë për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së dhe vendit në përgjithësi.

“Në këto momente të vështira për familjen dhe kolegët, jemi pranë tyre dhe bashkëndjejmë në dhembjen e madhe për të”, ka shkruar Mehaj.


Vdes veterani i UÇK-së dhe pjesëtar i FSK-së Agron Spahiu
Lexo po ashtu Vdes veterani i UÇK-së dhe pjesëtar i FSK-së Agron Spahiu

Postimi i plotë:

E dashura familje Spahiu,
Të nderuar bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të major Agron Spahiut,
Me dhembje të thellë morëm lajmin me rastin e ndarjes nga jeta të Major Spahiut. Andaj, ju shprehë ngushëllimet për humbjen e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për ne si institucion e shoqërinë tonë në përgjithësi.
Major Spahiu,si patriot e luftëtar i UÇK-së dhe si ushtarak profesionist i TMK-së e FSK-së, dha shumë për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së dhe vendit në përgjithësi.
Ai, si lider, reflektoi edhe me karakterin dhe personalitetin e tij moral dhe profesional si shembull i ushtarakut me dinjitet e integritet të lartë. Në këto momente të vështira për familjen dhe kolegët, jemi pranë tyre dhe bashkëndjejmë në dhembjen e madhe për të.
Qoftë i përhershëm kujtimi për jetën dhe veprat e major Agron Spahiut! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Politikë
Kalo në kategori