LAJMI I FUNDIT:

MEF premton zbatimin e rekomandimeve të FMN-së

MEF premton zbatimin e rekomandimeve të FMN-së

Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka premtuar se do të zbatojë rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Administratën Tatimore të Kosovës.

Kritikat më të mëdha FMN në drejtim të ATK-së i ka bërë për Njësinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj, pastaj te regjistrimi i bizneseve, mbledhja e borxheve. Ndërkaq me një gjendje katastrofike është vlerësuar puna e Teknologjisë Informative (IT), në këtë institucion edhe përkundër faktit se stafi paguhen si ekspertë.

Ndërsa sa i përket të hyrave tatimore FMN ka vlerësuar se ato janë përmirësuar gradualisht gjatë katër viteve të fundit. Megjithëse një pjesë e kësaj është për shkak të mbitatimit për monopol të paguar nga Post Telekomi i Kosovës.

Njoftim për zbatimin e rekomandimeve ka ardhë nga një komunikatë për media që ka dërguar.


“Sugjerimet e FMN-së, kanë qenë të mirëseardhura dhe do të merren në konsideratë gjatë reformës fiskale dhe reformës së administratës tatimore (ATK-së), e cila duhet të reflektoj dinamikën e re të shtetit të Kosovës dhe kërkesat që dalin nga objektivat e Qeverisë së Kosovës në lëmin e disiplinës financiare dhe efikasitetit të saj karshi kërkesave biznesore. Ministria e Ekonomisë dhe Financave është duke punuar me shumë përkushtim për të implementuar çdo sugjerim që ka për qëllim funksionimin e ligjit dhe të shtetit’,thuhet në komunikatën për media të kësaj ministrie.

Sipas saj MEF-i ka kërkuar asistencë teknike prej FMN-së për të përcjell gjendjen nga afër dhe të shikojë nëse ka nevojë që të bëhet ndonjë ndryshim dhe se si po implementohet kjo reforme dhe të shikohen mundësit për të bërë ndryshime në politikat fiskale.

“Duke u bazuar në rekomandimet FMN-së të vitit 2006 dhe duke pasur parasysh se nga këto rekomandime në vitin 2007 është hartuar plani mbi Reformën Strategjike nga ATK-ja, MEF-i ka kërkuar asistencë teknike prej FMN-së.

Kritikat më të mëdha FMN në drejtim të ATK-së i ka bërë për Njësinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj, pastaj te regjistrimi i bizneseve, mbledhja e borxheve. Ndërkaq me një gjendje katastrofike është vlerësuar puna e Teknologjisë Informative (IT), në këtë institucion edhe përkundër faktit se stafi paguhen si ekspertë.

Ndërsa sa i përket të hyrave tatimore FMN_ja ka vlerësuar se ato janë përmirësuar gradualisht gjatë katër viteve të fundit. Megjithëse një pjesë e kësaj është për shkak të mbitatimit për monopol të paguar nga Post Telekomi i Kosovës. /Telegrafi/