LAJMI I FUNDIT:

Medvedev: 20 miliardë dollarë për tregun financiar

Medvedev: 20 miliardë dollarë për tregun financiar

Presidenti rus Dmitry Medvedev tha se qeveria duhet të ofrojë 500 miliardë rubla (rreth 20 miliardë dollarë) për të përkrahur dhe stabilizuar tregjet financiare të vendit.

Njoftimi erdhi pasi që tregjet kryesore të bursave ruse mbeten të mbyllura për të dytën ditë me radhë pas humbjeve më të mëdha në dekadë, ndërkohë që Ministri i Financave i Rusisë tha se bursa do të mbetet e mbyllur deri të premten.

Medevedev tha se Rusia ka rezerva të mjaftueshme për të evituar çdo tronditje dhe se autoritetet janë gati të ndërmarrin masa tjera nëse është nevoja.

Analistët vlerësojnë se investitorët, që nga fillimi i gushtit kanë nxjerrë jashtë Rusisë rreth 36 miliardë dollarë, për shkak të disa faktorëve- luftës me Gjeorgjinë, rënies së çmimit të naftës dhe tregut global financiar të trazuar.


Rënia e aksioneve ka ngjallur frikën e përsëritjes së krizës ekonomike dhe financiare të vitit 1998.