LAJMI I FUNDIT:

Mediat dhe fëmija

Shqetësime të mëdha janë duke u shfaqur për (mos)zhvillimin normal të fëmijës në hapësirat shqiptare. Në këto kriza ekonomike po rriten edhe krizat sociale, e kjo po ndikon edhe në shkatërrimin e familjes si institucion kryesor në zhvillimin psikosocial e fizik të fëmijës. Familja nuk e ka fuqinë si më parë. Kjo forcë edukative po zbehet. Kush do të duhej të ndihmonte familjen në këto situata jostabile e çrregullime sociale?

Shtrohet pyetja nëse televizioni mund të ndikoj mirë tek të rinjtë?


Sigurisht që televizioni mund të ndikojë mirë te fëmijët atëherë kur prindërit bëjnë zgjedhjen e programit të duhur për shikim. Konsumimi i programit televiziv në mënyrë aktive duhet të udhëhiqet nga prindërit, e jo nga vetë fëmijët. Dihet se në ditët e sotme, për shkak të problemeve të shumta ekonomike dhe sociale, shumë prindër janë të shtrënguar që të jenë larg shtëpisë dhe fëmijëve. Në këtë mënyrë, seleksionimi aktiv dhe i domosdoshëm i emisioneve për fëmijët mund të jetë i parealizueshëm.

Përpos domosdoshmërisë ekzistenciale, ka edhe arsye të tjera të cilat mund t’i quajmë me një fjalë si "ikje" e prindërve nga përgjegjësia për edukimin e fëmijëve të tyre. Sigurimi i parave, përfitimi material, etja për karrierë, shfrenimi dhe nxitimi për konsumim dhe dëfrim, shpesh janë "arsye" më të rëndësishme për prindërit se investimi i kohës për edukimin e fëmijëve.

Pasojat e mos seleksionimit aktiv të emisioneve për fëmijë në televizion janë të paparashikueshme. Fëmijët dhe të rinjtë nga këto familje pjesën dërrmuese të kohës së lirë e kalojnë para mediave – kryesisht para aparateve televizive – duke pasur mundësi që të shikojnë emisione që për fëmijët janë të ndaluara rreptësishtë. Sipas psikologëve gjermanë, 20 mijë deri 30 mijë fëmijë të këtij grupi qëndrojnë deri në orën dy të mesnatës para televizionit. Një 18-vjeçar sot, nëpërmes mediave, ka parë me sytë e tij mbi 200 mijëakte dhune dhe mbi 40 mijë herë sekuenca ose foto me njerëz të gjymtuar, të dhunuar dhe të masakruar. Shembull kemi sot luftën në Libi, Siri, Afganistan etj. dhe ndërmjetësimin e "fotografisë së ashpër dhe të fortë" përmes televizorit.

Pengesat dhe vështirësitë në lexim, në bisedë, në shkrim dhe në koncentrim janë të pranishme te fëmijët të cilët ndjekin emisionet televizive. Dhuna në televizion shkakton frikë. Nëse për të rinjtë një pamje televizive do të konsiderohej provokim nervash dhe kënaqësi, kjo për fëmijët mund të ngjallë frikë dhe pasiguri, e më pas edhe pasoja të rënda psikosociale. Madje edhe mbipesha mund të jetë pasojë e shikimit të tepërt të televizionit.

Fëmijët me mbipeshë nuk shprehin kënaqësi për lëvizje dhe kështu më me kënaqësi afrohen para televizorit dhe në mënyrë të pakontrolluar edhe ushqehen. Më tutje, koha e kaluar para televizorit redukton kohën për aktivitete të lira dhe kreative.

Sipas studimeve publicistike, sot në hapësirat gjermane muzika tekno, rep dhe rok janë një kult i pazëvendësueshëm për të rinjtë. Sipas këtij studimi, asnjë nga këto kultura nuk vjen nga hapësira gjermanofolëse, pra janë kultura të importuara.

Kultura e krijuar nga presioni ekonomik, politik ose ideologjik është "kancer" për të rinjtë, për shoqërinë dhe për kombin.

Këtu shtrohet pyetja: çfarë po ndodh me vlerat kulturore, të cilat janë duke u dhunuar pa fund nga mediat e “sëmura” e karrieriste? Shikuesit, e posaçërisht fëmijët, janë shpesh të manipuluar nga mënyra e prezantimit të emisioneve. Edhe lajmet, jo rrallë, kanë karakter spektakli dhe përmbajnë gjysmë të vërteta.

Një hulumtim i fundit i kryer në universitetin e Oslos, nga Departamenti i shkencave të mediave, i udhëhequr nga Steinar Larsen, tregon se 183 mijë norvegjezë kanë frikë të përditshme nga lajmi i katastrofave. Ky hulumtim, po ashtu, tregon se frika është e përhapur më shumë te femrat sesa te meshkujt. Andaj, sipas kësaj, do të apeloja së konsumimi i mediave, në përgjithësi, duhet të mësohet dhe televizioni të shikohet ”me filtër”.

Më tej padëshiruar shtrohet përsëri pyetja: A është televizioni një e mirë kulturore për fëmijën?

A mos është ky një kërcënim i mundshëm ndaj ndërtimit të aftësive dhe të personalitetit të tij?

Në trend

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori