LAJMI I FUNDIT:

Me çfarë gjuhe folën kandidatët për kryetarë të komunave?

Në truallin e Evropës, bie fjala (përpara përafërsisht 486 viteve p.e.re, në provincën e atëhershme Greke të Sicilisë dhe qytetin e saj Sirakuzën) retorika si mjeshtri e bindjes dhe e animimit të masave te gjëra popullore, pra si diskurs publik i mundshëm i përvetësimit u shfaq dhe u promovua për herë të parë me rastin e fitores se demokracisë mbi jodemokracinë.

Në fakt siç edhe mund te dokumentohet, kjo mjeshtri u kalit sidomos nga oratorët dhe njerëzit qe kishin sens dhe shkathtësi te veçanta për te mbrojtur interesat e fitimtareve. Kjo metodologji është interesant u përcoll deri ne ditët e sotme, bile thuhet se edhe demokracitë me te avancuara “blejnë” shume nga kjo përvojë e dëshmuar antike.


Nëse, u adresohemi shkathtësive dhe mjeshtërisë së të folurit të kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet e sivjetme në Kosovë, siç mund të hetohet edhe nga promovimet e tyre koncepti dhe strategjia e kokëzimit me elektoratin, pra potencialin votues i cili këta kandidat drejtpërdrejt do t’i katapultojë në postet e rëndësishme katërvjeçare, ka shumë ngjashmëri. Jo ndoshta ne përmbajtje, sa do thoshim ne formë!

Në tërë këtë shkathtësi jo vetëm të përvetësimit por edhe te agjitimit për mendimit tonë do te ishte interesant të analizohen; stili, metodologjia apo edhe mënyra e të folurit të këtyre mini “kryeministrave” të ardhshëm lokal, nga të cilët do të varën shumë zhvillimi, rindërtimi dhe kualiteti i shërbimeve ndajë qytetarëve, si edhe jeta e tyre për katër vitet e ardhshme.

Në këtë drejtim po ashtu, është interesant të bëhet edhe një blic analizë (për të cilën nuk besojë se e kanë në itinerarin e tyre as kandidatët në fjalë e as shtabet e tyre elektorale!) lidhur me “fjalimet” e tyre para elektoratit që (s)do t’i bëjë ata njerëzit më të fuqishëm nëpër komunat e tyre. Fjalime dhe oratori këto që suksesisvisht do të mund të kategorizoheshin në tri komponentë kryesore.

Komponenti e parë që mund të pagëzohet apo shquhet si fakt fillestar, e ndërkaq ka të bëjë kryesisht me disa koncepte të cilat janë tejet të rëndësishme në fazën paraelektorale të kandidatëve që e pretendojnë postin e të parit në prefekturat e Kosovës.

Cilësitë kryesore të kësaj mënyre imponuese të animimit të elektoratit (tashmë pak a shumë edhe të vetëdijshëm për rolin e vetë në këto zgjedhje!) kosovar, do të thoshim ishin: mungesa e oscilimi dhe e dallimit të madh në emocionalitet dhe tonalitet; pastaj fjalimet e zjarrta në vetën e parë; përdorimi i shprehjeve jo figurative (premtojë, sigurojë, madje edhe garantojë) ; përmbajtjet të cilat nuk u prezantuan në forma të thjeshta, por me një vokabular të kohës së teknologjisë (digjitalizimi i shërbimeve publike, maketet për projektet e mëdha, facebooku, sms, interneti, etj.) informative.

Komponenti e dytë, që konsiderohet si komponentë e lidhur drejtpërdrejt me diskursin partiak, është në realitet një strategji që zakonisht konfrontohet apo thënë më thjeshtë është në kundërshtim me komponentin e parë, në mes tjerash edhe për shkak se kjo i toleron oscilimet emocionale dhe tonalitetin e kandidatit gjatë ofensivës elektorale.

Si armë kryesore e këtij kategorizimi shquhet koncepti i solidaritetit dhe i përkatësisë (në rastin tonë përkatësisë partiake që më së shumti tash për tash është i theksuar tek LDK-ja për arsyet e njohura të peshës që kishte në shoqërinë kosovare në të kaluarën e afërt) së bashku me atë të veçantisë dhe origjinalitetit të subjektit që promovonte në të njëjtën kohë subjektin dhe vetë vetën. Shembull tipik të këtij kategorizimi kemi rastin e ballafaqimeve tejet të ashpra dhe të drejtpërdrejta mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Z. Isa Mustafa dhe Z. Astrit Salihut!

Kjo mënyrë e animimit të elektoratit, siç është ky i Kosovës tashmë me një kaos social është shumë më vështirë të manipulohet , ngase idetë e mëdha, siç ishin ato të pavarësisë, lirisë, demokracisë, etj. nuk janë në agjenda as të zgjedhësve e as të kandidatëve .

Komponenti e tretë, që në terminologjinë e zakonshme politike konsistohet si komponent idiomatik e që apostrofon kryesisht anën figurative të folurit apo fjalimit para elektoratit, pastaj stilin e oratorit dhe në fund individualitetin e tij si kandidat potencial votues, duket që ishte më pak e theksuar në këto zgjedhje? Kushedi, ndoshta shkakun duhet kërkuar tek pesha e zgjedhjeve (se ishin vetëm) lokale?!

Ky rekomandim, do të thoshim në bazë të një analizë të ekspertëve të IDERK-t (Instituti për Demokraci dhe Relacione Etnike i Kosovës), do të duhej të kishte një radhitje të këtillë; së pari do të preferohej komponenti individual pastaj ai partiak dhe në fund ai idiomatik.

Përgjithësisht, mund të thuhet se kandidatët për kryetar komunash në zgjedhjet e sivjetme ishin në suazat e këtij perceptimi logjik, kurse këtë konstatim tonin do të mund me së miri ta dëshmojnë votimet e 15 nëntorit…

(Autori është sociolog i Globalizimit)

Në trend

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori