McLaren ‘provokon’ me një hiper-makinë që pritet t’i ketë mbi 600 kuajfuqi (Video)

Duket se në horizont, është një hiper-makinë e re nga McLaren Sport Series
Prodhuesi britanik McLaren, e ka shpërndarë një filmim misterioz, ku tregon për ardhjen e një modeli të paemëruar, transmeton Telegrafi.
Videoja që mbanë titullin “The edge is calling” tregon atë që duket sikur të jetë pjesa e pasme e McLaren 570S, por ku mungon pjesa për nxjerrjen e gazrave.
Kjo ka bërë që të përhapen fjalë, se mund të jemi duke shikuar një hiper-makinë tërësisht elektrike, por është pasardhësi i 570S, që sipas të gjitha gjasave do të quhet 570LT.
Për dallim prej paraardhësit nga Sport Series, i riu duket të ketë rrota dhe dizajn më agresiv, përfshirë edhe tehet që i rrisin aerodinamikën.
E sa i përket mungesës së gypit për nxjerrjen e gazrave, që nuk përfshihet në imazh, mund të jetë shkaku i sistemit ndryshe, që e ka vendosur atë poshtë pjesës së pasme.
Meqenëse 570S ka motorin V8 që prodhon 562 kaujfuqi, pritet që i riu të jetë shumë i fuqishëm dhe të prodhojë mbi 600 njësi.
Sikurse te 575LT, fokusi do të jetë te reduktimi i peshës dhe rritja e aerodinamikës.
Modifikimet pritet të bëhen edhe për rruajtjen e energjisë, rrota të lehta dhe sistem të nxjerrjes së gazrave, të përbërë nga titaniumi.
Nëse nisemi nga përvojat me McLaren, kjo hiper-makinë do të jetë e limituar në 500 njësi.
Në anën tjetër, mediat që merren me automobilizëm, mendojnë se kjo hiper-makinë eshtë e përfunduar, ndërsa kompania po e pret momentin e duhur për ta prezantuar.
Konsiderohet se mesi i verës, mund të jetë një mundësi e mirë për prezantim. Deri atëherë, mund të shihni atë që po quhet si ‘provokimi’ që ka bërë McLaren për këtë makinë të fuqishme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Probleme të reja për Teslën - çmimet e veturave të përdorura po bien në mënyrë dramatike

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës