LAJMI I FUNDIT:

Mbyllen komisionet e vetingut në Shqipëri, SHBA-BE vlerësojnë “pastrimin e sistemit”, kalojnë stafetën te Dumani

Mbyllen komisionet e vetingut në Shqipëri, SHBA-BE vlerësojnë “pastrimin e sistemit”, kalojnë stafetën te Dumani

Veprimtaria 7-vjeçare e vetingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve u cilësua si një histori suksesi nga partnerët ndërkombëtarë.

Në aktivitetin përmbyllës të veprimtarisë së Komisioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, SHBA e BE mbështetën vendimet e dhëna të cilat larguan nga sistemi mbi 250 magjistratë.

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato i dha meritën procesit të vetingut, si një nga faktorët që ulën Shqipërinë në tryezën e bisedimeve për t’u bërë pjesë e BE-së.


“Ajo që është bërë këtu në Shqipëri ka qenë e paprecedentë dhe besoj se ka qenë një proces i vërtetë e rezistencës dhe profesionalizimit që keni treguar gjatë këtyre 7 viteve. Nuk besoj se po e ekzagjeroj kur them se ju keni qenë ndër kontributorët kryesore për hapjen e grup kapitujve të parë të negocimit”, tha Silvio Gonzato.

Mbyllja e afatit 7 vjeçar të komisioneve të posaçme, kalon vijimin e procesit te KLGJ, KLP e SPAK, ku për këtë të fundit, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane pati më shumë minuta dhe vlerësime duke i kërkuar vijimin e të çështjeve korruptive me sensitivitet të lartë në Shqipëri.

“I është bërë shumë rezistencë reformës në drejtësi dhe kjo rezistencë vijon edhe sot e kësaj dite në disa vende. Komisionerët dhe gjykatësit kanë bërë sakrifica të mëdha, profesionale dhe personale, duke marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të pamasë. Populli shqiptar duhet të dijë se zyrtarët e korruptuar po mbahen përgjegjës dhe kjo do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve guximtarë si ju. Të gjithë duhet të jenë krenarë. SPAK duhet të vijojë të hetojë çështjet korruptive më sensitive, duke mbajtur përgjegjës ata që kanë abuzuar me pozitat e tyre, pavarësisht politikës dhe favoritizmave”, tha Nancy.

Simbol i reformës në drejtësi, të paktën vitet e fundit, është bërë SPAK. Altin Dumani garantoi partnerët se do të vijojë në të njëjtën rrugë.

“7 vite nuk janë pak, por Reforma në Drejtësi ishte transformuese për të përshkruar një prej proceseve më gjithëpërfshirës, për t’i sjellë qytetarëve shqiptarë një sistem drejtësie të drejtë e profesional. KPK dhe KPA kanë vendosur me shembullin e tyre një gurëthemel mbi të cilat institucionet e drejtësisë do të ngriheshin. Pandëshkueshmëria po tronditet sot. Rruga na përball çdo ditë me sfida të reja, që as nuk na kanë trembur, e as nuk na kanë stepur”, tha Dumani.

Gjatë këtyre 7 viteve, shkalla e parë e vetingut ka shkarkuar nga detyra 268 magjistratë dhe kanë konfirmuar 373 të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori