Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e së martës, është mbrojtur në heshtje ish-zyrtari policor Jeton Menxhiqi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Menxhiqi deklaroi se do të mbrohet në heshtje, pas përfundimit të administrimit të provave në këtë çështje penale.
Paraprakisht, në seancën e sotme janë shikuar dy CD-ja, për të cilat mbrojtësi i të akuzuarit Menxhiqi, avokat Naim Rudari, në seancën e kaluar kishte kërkuar që të sigurohen nga prokuroria.
Sipas prokurores së çështjes, Fitore Sadikaj, në këto video-incizime shihej i akuzuari Menxhiqi duke hyrë në zyrë në mënyrë të kundërligjshme dhe duke i marrë dy paketa, të cilat i kthen më pas dhe del nga zyra, e sipas saj këtë ai e ka bërë gjatë kohës së pauzës.
“Nga kjo pamë që është koha e pauzës, saktësisht ora 12:42, në kohën e pauzës komisioni asnjëherë nuk ka punu, në bazë edhe të deklaratave të dëshmitarëve dhe provave të tjera që e mbështesin, i pandehuri e ka marrë çelësin, e ka hap derën kundërligjshëm, i ka marrë paketat e kompanisë, operatorit ekonomik – Artius Group SHPK, e bën ndërrimin e mostrave dhe të njëjtat i kthen”, tha prokurorja Sadikaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në CD-në e dytë, prokurorja tha se shihej i akuzuari dhe kryetarja e komisionit duke i shikuar mostrat e operatorit të lartcekur dhe në ato momente iu bashkëngjitet anëtari i tretë i komisionit, i cili nuk ka qenë më herët në zyrë, e që sipas saj nuk ka ndodhur më herët që komisioni të fillojë punën pa një anëtar.
“Këtu shihet se komisioni ka fillu me punu pa një anëtar dhe nga ky incizim dhe ai tjetri vërehen mospajtimet në mes të anëtarëve të komisionit, Naim Lahu – anëtar, edhe në polici, edhe në prokurori, edhe para trupit gjykues ka deklaruar siç e keni dëgju edhe ju se Jeton Menxhiqi më herët i ka thënë që t’i ndihmojmë këtij operatori ekonomik për të cilin është bë ndryshimi dhe t’i ndërrojmë provat”, shtoi prokurorja Sadikaj.
Lidhur me këto video-incizime, i akuzuari Menxhiqi kërkoi nga zyrtari i IT-së së gjykatës që të pastrohet zëri, pasi që ishte e pamundur të kuptohej.
Për këtë, prokurorja Sadikaj tha se të dy CD-të kanë qenë në laborator dhe janë pastruar aq sa kanë mundur për pjesën e zërit, e për këtë sipas saj është edhe raporti i forenzikës.
Më pas, avokati Rudari tha se lidhur me këto video-incizime kanë vërejtje, sipas tij nga të njëjtat nuk kuptohej asgjë, as për nga zëri dhe as nga pamjet.
“Dua të theksoj se këto video-incizime që janë nxjerrë nga një zyre ku besohet se kanë qëndruar mostrat e rrobave në tenderin e rastit konkret, ashtu siç i shiquam në mënyrë selektive, po ashtu janë nxjerrë në mënyrë selektive nga objekti i Policisë së Kosovës”, tha Rudari.
Sipas tij, për këto video-incizime nuk ka një procedurë të mirëfilltë ligjore se si janë nxjerrë, duke shtuar se mungon ndonjë urdhëresë konkrete e gjykatës.
“Nuk është shpjeguar procedura që nga nxjerrja e këtyre video-incizimeve dhe deri tek drejtoria e teknikes kriminalistike që funksionon brenda Policisë së Kosovës, e që është procedurë obligative që quhet zinxhir i ruajtjes së provave”, shtoi Rudari.
Në fund, ai tha se këto CD i ka pranuar nga prokurorja, por pasi që nuk ka një procedurë të çartë të nxjerrjes së këtyre provave, propozoi që të njëjtat të vlerësohen si prova të papranueshme.
“Meqenëse nuk kemi një procedurë të çartë të këtyre provave, se si janë nxjerrë dhe si janë bartur deri më tani, kur ne ju referohemi të njëjtave vlerësojmë se janë krejt në mënyrë selektive dhe nuk argumentojnë tezën e aktakuzës, kështu që propozojmë të vlerësohen si prova të papranueshme duke u bazu gjithnjë në mosrespektimin e procedurave ligjore”, tha avokati Rudari.
Lidhur me këtë deklarim, prokurorja Sadikaj tha se të gjitha provat janë nxjerrë në mënyrë të ligjshme.
Ndërkaq, sa i përket propozimit të avokatit Rudari nga seanca e kaluar për sigurimin e mostrave lidhur me këtë çështje, prokurorja tha se pasi këtë lëndë e ka trashëguar, ka biseduar me prokurorin paraprak dhe për ato mostra e vetmja mënyrë për t’i siguruar, sipas saj kishte me qenë nëse i akuzuari do të zihej në flagrancë.
Pasi që nuk kishte propozime për prova të reja, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Alltën Murseli e shpalli të përfunduar procedurën e provave dhe ftoi të akuzuarin për të dhënë mbrojtjen e tij.
E pas kësaj, avokati Rudari deklaroi se pas konsultimit më të mbrojturin e tij e ka këshilluar të njëjtin për të shfrytëzuar të drejtën e tij të mbrojtjes në heshtje, e këtë e pohoi edhe vet i akuzuari Menxhiqi.
“E përkrahi në tërësi atë që konstatoi avokati, e shfrytëzoj të drejtën ligjore të mbrohem në heshtje”, tha i akuzuari Menxhiqi.
Seanca e radhës për këtë çështje u caktua të mbahet më 17 qershor 2022, ku pritet të jepet fjala përfundimtare nga palët në procedurë.
Ndryshe, pas një muaji e gjysmë të transmetimit të emisionit “Betimi për Drejtësi” për korrupsionin në prokurimin e Policisë së Kosovës, ku ishte përfshirë zyrtari policor Jeton Menxhiqi, Prokuroria Themelore në Prishtinë, në prill të vitit 2019, ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se më 8 gusht 2017, në ndërtesën e Policisë së Kosovës në Prishtinë, i pandehuri Jeton Menxhiqi, në cilësinë e personit zyrtar, si anëtar i komisionit në tenderin “Furnizim me rroba elegante”, në numër të prokurimit 214/17/048/111, i cili përfaqësonte Drejtorinë e Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka shfrytëzuar detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër.
Në aktakuzë thuhet se rasti ka ndodhur në atë mënyrë që në tenderin “Furnizim me rroba elegante”, i paraparë në vlerë prej 730 mijë euro, komisioni gjatë punës në përbërje nga i pandehuri Menxhiqi, Sabide Beqiri dhe Naim Lahu, pas kontrollit kishin konstatuar se asnjëri nga operatorët ekonomikë, nga tetë sa kishin konkurruar, nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara në tender.
Gjithnjë sipas aktakuzës, atëherë i pandehuri me qëllim që t’i bëjë të mundur operatorit ekonomik “Artius Group SHPK”, që ta fitojë tenderin edhe pse nuk i kishte plotësuar kushtet, më 8 gusht 2017 derisa ishte duke qëndruar në një zyrë me çelësin mbi tavolinë dhe në mënyrë të kundërligjshme, pa prezencën e anëtarëve të tjerë të komisionit, e në kohë të pauzës shkon në Zyrën Prokurimit merr paketën e “Artius Group”, ndërron mostrat e rrobave elegante dhe i vendos mostrat e tjera, të cilat i kishte sjellë nga jashtë me një çantë krahu dhe pas pak e kthen paketën në Zyrën e Prokurimit.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri kishte vepruar në këtë mënyrë me qëllim që “Artius Group”, të fitonte tenderin në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej 506 mijë e 216 euro e 20 centë.
Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 i Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej 6 muaj deri në pesë vjet.
Ndryshe, i pandehuri Menxhiqi, në deklaratën e tij në Prokurori, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij dhe është mbrojtur në heshtje. Ndërsa, sa i përket mbrojtjes së të pandehurit ku i njëjti ka dhënë deklaratë në Inspektoratin Policor të Kosovës, në aktakuzë thuhet se ka qenë kontradiktor me vetveten dhe me deklaratat e dhëna nga dëshmitarët e tjerë dhe nuk ka mundur të arsyetojë veprimet e tij, respektivisht kërkimi për qëndrim në zyre gjatë pauzës pa arsye, hyrja në zyrën e prokurimit i vetëm, marrja e mostrave të tenderit.
Ndërsa, prokuroria pretendon se ekziston dyshimi i bazuar mirë dhe posedon prova të pranueshme se vepra penale është kryer nga i pandehuri, i cili mban përgjegjësi sepse ka vepruar me dashje direkte, duke konsideruar se janë manifestuar elementet e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Ndryshe, Jeton Menxhiqi njihet si polici, i cili së bashku me zyrtarin tjetër policor, Avni Namani, nën udhëheqjen e prokurorit Kujtim Munishi, kishin hetuar dosjen e manipuluar të provimit të jurisprudencës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, rast ky që ishte mbyllur për 21 ditë të hetimit preliminar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI e kanë shkatërruar tërësisht shëndetësinë, kanë blerë ilaçe miliona euro në klinikën e fëmijëve pa tender
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro
Siljanovska-Radev: Bisedat tona janë miqësore, vendosëm tonin për marrëdhëniet dypalëshe
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Gazifikimi i Korçës, projekti fillon vitin tjetër dhe pritet të përfundojë në 2027-ën
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit