LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar nuk do të ndjek shembullin e Gjermanisë dhe Francës, ministri britanik arsyeton vendimin

Mbretëria e Bashkuar nuk do të ndjek shembullin e Gjermanisë dhe Francës, ministri britanik arsyeton vendimin

Një bllokim i dytë kombëtar shkaku i coronavirusit nuk është “i pashmangshëm”, tha sot ministri i Strehimit të Mbretërisë së Bashkuar, Robert Jenrick.

Kur u pyet nëse Mbretëria e Bashkuar do të shkojë drejt një bllokimi kombëtar sikurse Franca dhe Gjermania, Jenrick pohoi se “nëse të gjithë ndërmarrim veprime për jetën tonë të përditshme që do të thotë se ndihmojnë ekuilibrin në favor të qasjes sonë aktuale”, raporton CNN.

Ministri mbrojti “qasjen e rajonalizuar” të qeverisë britanike për të provuar dhe përmbajtur përhapjen e COVID-19, duke thënë se një bllokim kombëtar “duhet të rishikohet si një mundësi e fundit”, transmeton Telegrafi.


“Gjykimi që po bëjmë sot është se nëse ndjekim qasjen e rajonalizuar, ne kemi një perspektivë të mirë për ta marrë këtë nën kontroll,” tha Jenrick. “Për shkak se alternativa, ne e dimë, është shumë shkatërruese dhe e dëmshme për jetesën e njerëzve.”

“Nëse shkojmë për një bllokim të plotë kombëtar, mund të mos jetë për një periudhë të shkurtër kohe siç ka sugjeruar dikush,” shtoi ai.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar prezantoi një sistem me tre nivele kufizimesh këtë muaj, me zonat më të prekura që përballen me masat më të rrepta për të kontrolluar përhapjen e virusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Për sa e tradhtove vendin, kryeministër?”: Momenti kur një aktivist opozitar 'ia mësyu' tryezës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban

“Për sa e tradhtove vendin, kryeministër?”: Momenti kur një aktivist opozitar 'ia mësyu' tryezës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban

Evropa
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Botë
Në Florida evakuohen mijëra të burgosur teksa Biden thotë se ky mund të jetë uragani më i keq që ka goditur këtë shtet në 100 vjet

Në Florida evakuohen mijëra të burgosur teksa Biden thotë se ky mund të jetë uragani më i keq që ka goditur këtë shtet në 100 vjet

Amerika
Ish-shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg u emërua zyrtarisht si kreu i ardhshëm i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Ish-shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg u emërua zyrtarisht si kreu i ardhshëm i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
“Trump i dërgoi fshehurazi Putinit makineritë e testimit për COVID-19” - gazetari amerikan zbulon detaje në librin e tij të ri

“Trump i dërgoi fshehurazi Putinit makineritë e testimit për COVID-19” - gazetari amerikan zbulon detaje në librin e tij të ri

Botë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Kalo në kategori