LAJMI I FUNDIT:

Mbikëqyrësi i “Bechtel-Enkas” u angazhua me shkelje ligjore

Mbikëqyrësi i “Bechtel-Enkas” u angazhua me shkelje ligjore

Gjykata e tenderëve ka konstatuar se Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje të Ligjit të prokurimit në tenderin për angazhimin e kompanisë për mbikëqyrjen e ndërtimit të autostradës.
Po ashtu, janë evidencuar edhe disa shkelje të tjera teknike në këtë procedurë të prokurimit.

Por, as shkelja e nenit të 10 të Ligjit të prokurimit publik e as shkeljet teknike nuk kanë mjaftuar që ky proces i prokurimit publik të kthehet në rivlerësim dhe në ritenderim.

Në garë për tenderin: “Mbikëqyrja e ndërtimeve dhe shërbimet e menaxhimit rruga nr: 6- Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit”, kanë qenë dy kompani të huaja, që edhe më parë kanë qenë konkurrente për kontratën me përgjegjësi të njëjtë, për Rrugën e Kombit, përkatësisht “Hill International” nga Holanda dhe “Louis Berger” nga Franca./Koha Ditore/Telegrafi/