LAJMI I FUNDIT:

Mbi 25000 punëtorë në Serbi i pret përjashtim nga puna

Mbi 25000 punëtorë në Serbi i pret përjashtim nga puna

Mbi 25 000 punëtorë në Serbi do të përballen me përjashtim nga puna, si pasojë e krizës globale ekonomike.

Mediumet lokale transmetojnë se vetëm të hënën përjashtime në më shumë qytete në Serbi kanë marrë disa qindra punëtorë, të punësuar në kompanitë e orientuara nga eksporti.

"Konsiderojmë se përjashtimet me arsyetimin për krizë ekonomike në botë janë tepër të theksuara", deklaroi kryetari i Odës rajonale bujqësore në Kragujevc, Dushan Puaq.