LAJMI I FUNDIT:

Mbi 25 miliardë dollarë ndihma Hungarisë

Mbi 25 miliardë dollarë ndihma Hungarisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore kanë rënë dakord për t'i akorduar Hungarisë një ndihmë ekonomike prej 25.1 miliardë dollarë, për ta ndihmuar këtë vend që të përballet me pasojat e krizës ekonomike globale.

FMN tha se arriti marrëveshje me Hungarinë për 15.7 miliardë dollarë, BE-ja u zotua për 8.1 miliardë dollarë ndërsa Banka Botërore për 1.3 miliardë dollarë.

Hungaria ka parë rënie të ndjeshme të valutës së saj krahasuar me euron dhe dollarin amerikan, si dhe një rënie të vlerës së aksioneve.

Marrëveshja pason veprime të ndërmarra nga FMN për të ndihmuar Ukrainën dhe Islandën.


FMN është gjithashtu në bisedime me Pakistanin dhe Bjellorusinë për hua që t’i ndihmojë ato në këto ditë krize.