LAJMI I FUNDIT:

Mbeti i bllokuar te “Shkëmbi i Tujanit”, shpëtohet turisti belg

Mbeti i bllokuar te “Shkëmbi i Tujanit”, shpëtohet turisti belg

Policia e Tiranës dhe Njësia Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë kanë ndihmuar një turist belg i cili kishte mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Shkëmbi i Tujanit” në Tiranë.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një turist belg kishte mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Shkëmbi i Tujanit”, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin. Për shkak të terrenit të vështirë, kërkimet janë kryer në bashkëpunim me Njësinë Apline të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë”, njofton Policia.

Sipas Policisë pas disa orësh kërkime gjatë mbrëmjes, është bërë e mundur gjetja e turistit 26-vjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nxjerrja e tij nga vendi ku kishte mbetur i bllokuar.


“Turisti ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e shpejtë. Policia e Shtetit është e angazhuar për të ndihmuar qytetarët dhe turistët, në çdo situatë. Për çdo rast nevoje për ndihmë, mund të kontaktoni në numrin pa pagesë 112”, nënvizon Policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori