Fondacioni Golden Eagle dhe kompania Frutex sot kanë ndarë 35 bursa nga gjithsej 100 për studentët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së bursave, përfaqësuesi i Fondacionit Golden Eagle, Fisnik Kryeziu, tha se këto bursa janë rezultat i një kampanje ku për çdo produkt të shitur janë ndarë pesë cent për mbështetje të studentëve.
Ai theksoi se bursa ka për qëllim të lehtësojë barrën financiare të studentëve dhe t’i motivojë ata të jenë shembull për gjeneratat e reja.
“Fondacioni Golden Eagle së bashku me kompaninë Frutex kanë organizuar një kampanjë ku për çdo produkt të shitur kanë ndarë nga pesë cent për bursa për studime. Bashkërisht kemi vendosur që të ndajmë 100 bursa për studime. Të drejtën e aplikimit e kanë pasur studentët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva. E gjitha çka presim nga këta studentë është që të studiojnë dhe të jenë shembull për gjeneratat e reja”, ka thënë Kryeziu.
Një nga përfitueset, Lendita Elshani, shprehu mirënjohjen e saj duke treguar se lajmi për bursën prej 800 euro e ka gëzuar shumë, sidomos duke marrë parasysh rritjen e kostove të jetesës në Prishtinë.
“Njëherë nuk e kam besuar, por kur e konfirmova që është e vërtetë u gëzova shumë. Për ne është një lehtësim jashtëzakonisht i madh duke marr parasysh që tash në Prishtinë çmimet janë rritur shumë, por edhe çmimet e biletave janë rrit dhe një bursë është një ndihmë shumë e madhe”, ka thënë ajo.
Edhe Ardit Hyseni u shpreh se kjo bursë do ta ndihmojë të fokusohet më shumë në studimet e tij, duke ulur shqetësimet financiare.
“Lajmin që e kam fituar bursën nga Golden Eagle ka qenë një lajm mjaft i gëzuar për mua, sepse kjo bursë do të më lehtësojë barrën financiare dhe gjithashtu do të më lejojë që të fokusohem më tepër në mësime”, u shpreh ai.
Arlinda Abazi, një tjetër përfituese, tha se aplikimi ishte spontan, por lajmi për bursën e ka mbushur me motiv për të vazhduar përpjekjet akademike.
“Kam aplikuar rastësisht në rrjete sociale, pasi e kam parë këtë aplikim për bursë dhe normalisht nuk e kam pritur që kam me qenë një ndër fitueset, por kur e mora lajmin normal jam gëzuar shumë dhe e kam pa si një shtysë për të gjithë studentët për të vazhduar më tej me një motiv të madh”, theksoi Abazi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës