LAJMI I FUNDIT:

Mbërrijnë 96 shtetas kosovarë nga Dyseldorfi, do të izolohen për 14 ditë

Mbërrijnë 96 shtetas kosovarë nga Dyseldorfi, do të izolohen për 14 ditë

Pasditen e sotme në Aeroportin e Prishtinës kanë mbërritur 96 shtetas kosovarë të cilët ishin nisur nga Dyseldorfi i Gjermanisë.

Të njëjtit pasi që do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore në aeroport do të dërgohen në Qendrën e Studentëve, hapësirë kjo që po shërben si karantinë, ku do të qëndrojnë për 14 ditë.

Këta udhëtarë kanë arritur në Kosovë në orën 14 e 50, ndërsa në terminal janë pritur nga ekipet mjekësore dhe nga autobusët e FSK-së.


Shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj, për KosovaPress tha se të gjithë udhëtarët do të transportohen me autobusët e FSK-së për në Qendrën e Studentëve.

“Po udhëtojnë 96 shtetas të Kosovës, të cilët po priten nga ekipet mjekësore, por gjithashtu edhe nga autobusët e FSK-së. Prej Aeroportit të Prishtinës do të transportohen në mënyrë të organizuar direkt në qend rën e karantinës e cila është tek Qendra e Studentëve në Prishtinë”, tha ai.

Ai deklaroi se për sot është vetëm ky fluturim, ndërsa ditëve të tjera tha se do të shohin nëse do të lëshojnë leje.

“Vetëm një fluturim për sot është i lejuar me leje të veçantë, nuk presim tjetër fluturim për sot. Gjatë ditëve të tjera në vijim do të shohim çfarë leje do të japim. Jemi në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Punëve të Jashtme”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori