Gjykata e Lartë për Kundërvajtje në Prishtinë ka vendosur përfundimisht se kryeshefi i Postës dhe Telekomit së Kosovës është në konflikt interesi, duke mbajtur postin e kryeshefit të PTK-së dhe atë të anëtarit të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës. Ai duhet gjithashtu të paguajë edhe dymijë euro gjobë, por nuk duhet të japë dorëheqje nga dy postet publike për një periudhë tremujore, siç kërkonte shkalla e parë. Sipas aktvendimit, Qerimi nuk ka të drejtë ankese.
Ejup Qerimi, kryeshef i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), i cili mban edhe pozitën e anëtarit të bordit në Trustin për Kursime Pensionale, është në konflikt interesi.
Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë për Kundërvajtje të premten më 21 dhjetor 2012.
Sipas aktgjykimit, Qerimi duhet të paguajë edhe gjobën prej dymijë euro, për shkak se është vërtetuar se i pandehuri duke mbajtur dy poste publike ka kryer kundërvajtje.
Më 15 tetor 2012, Gjykata Komunale e Kundërvajtjes kishte vendosur që Qerimi ishte në konflikt interesi, duke mbajtur dy pozita publike, se duhej të paguante dymijë euro gjobë dhe se nuk mund të ushtronte poste publike për tre muaj, raporton “Gazeta Jeta në Kosovë”.
Kryeshefi Qerimi ishte ankuar më 22 tetor 2012 në Gjykatën e Lartë për Kundërvajtje, duke thënë se shkalla e parë ka bërë shumë lëshime gjatë miratimit të aktvendimit për të.
Përmes ankesës, ai pretendonte se ka organe të tjera mbikëqyrëse përveç Agjencisë Kundër Korrupsionit, që e kanë për të detyrë zbatimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Kështu, sipas tij, Banka Qëndrore është organ që e monitoron zbatimin e ligjit në Trustin e Kursimeve Pensionale, ndërsa Bordi i PTK-së monitoron punën e Kkyeshefit Ekzekutiv dhe e parandalon atë të bjerë ndesh me këtë ligj, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta Jeta në Kosovë.
Qerimi kishte thënë në ankesë se këto dy organe i kanë dhënë opinion ligjor, sipas të cilit, mbajtja e të dy pozitave nga ai nuk paraqet konflikt interesi.
Të gjitha këto pretendime i ka hedhur poshtë Gjykata e Lartë për Kundërvajtje, duke vërtetuar se Gjykata Komunale për Kundërvajtje kishte vepruar drejt.
Por, Qerimi është liruar nga pjesa e aktvendimit, e cila e detyronte atë të jepte dorëheqje nga të dy postet, për periudhën tremujore.
"…ndryshohet aktvendimi i goditur në pjesën që ka të bëjë me shqiptimin e masës mbrojtëse, i cili e liron Ejup Qerimin nga ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në kohëzgjatje prej tre muajsh", thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje.
Pas këtij aktgjykimi, Qerimi nuk ka të drejtë të ankohet dhe duhet të zbatojë vendimin e gjykatës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre