LAJMI I FUNDIT:

Mbahet punëtoria në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit”

Mbahet punëtoria në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit”

Është mbajtur punëtoria e katërt në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit – SEED” në Gjakovë.

Punëtoria, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të shkollës së mesme ekonomike, përkatësisht drejtimi për hoteleri dhe turizëm, kishte për qëllim lehtësimin e analizës së palëve të interesit, trungut të problemeve duke përfshirë shkaktarët dhe ndikimin e tyre.

Problemet e lartpërmendura transformohen në nevoja/objektiva për arritjen e së cilave identifikohen intervenimeve (masa) nga palët e interesit (hisedarët) pjesëmarrës në punëtori.


Kjo punëtori u realizua në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit – SEED” të organizuar nga Syri i Vizionit dhe Volkshilfe, ndërsa u mbështet nga Austrian Development Cooperation.

Vlen të theksohet se pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues së institucioneve shtetërore, organizatave të ndryshme dhe bizneset. /Telegrafi/

puna 1 puna 2 puna 3 puna 4