Nga: Taylor Downing, autor i librit Ushtria që nuk ekzistoi: Dita-D dhe mashtrimi i madh [The Army that Never Was: D-Day and the Great Deception]
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Përvjetori i ardhshëm i tetëdhjetë i Ditës-D [D-Day] është rast i mirë për të kujtuar heroizmin dhe guximin e njerëzve që zbarkuan në plazhet e Normandisë më 6 qershor 1944 – në ngjarjen e cila ndryshoi valën e Luftës së Dytë Botërore, kundër regjimit të Hitlerit.
Por, prapa suksesit të tyre shtrihet kontributi pak i njohur i burrave dhe grave nga industria e filmit. Ata ndihmuan në mashtrimin e armikut, për të menduar ata se pushtimi do të ndodhte në Pa-de-Kale – përgjatë kalimit më të shkurtër të La-Manshit. Dhe, edhe pas zbarkimit të Normandisë, Komanda e Lartë Gjermane vazhdoi të besonte se ky nuk ishte asgjë tjetër veçse diversion dhe se ende nuk ka ardhur invadimi i dytë më i madh.
Si lindi ky mashtrim, Operacioni Qëndresa [Operation Fortitude]?
Historia nis në vjeshtën e vitit 1940, kur koloneli John Turner nisi ndërtimin e fushave të rrejshme ajrore, për të ngatërruar aviacionin gjerman [Luftwaffe] për madhësinë e mbrojtjes luftarake të Britanisë. Turner ishte drejtor i Punimeve dhe Ndërtesave në Ministrinë Ajrore, duke ndihmuar në ndërtimin e pistave të reja të Forcave Mbretërore [RAF] gjatë mobilizimit të shpejtë të para luftës. Doli në pension në vitin 1939, por u ftua për të drejtuar departamentin e ri top-sekret – për të ndërtuar fusha të rreme ajrore dhe për t’i mbushur ato me maketa të aeroplanëve.
Mareshali i aviacionit, Sir Hugh Dowding – shef i Komandës Luftarake të RAF-it – ishte kundër punës së Turnerit. Ai nuk donte që burimet të devijoheshin në mashtrime – kishte nevojë për luftëtarë të vërtetë dhe për baza të vërteta ajrore. Dowding tha se donte “substancë” jo “hije”.
Megjithatë, Ministria Ajrore i tha Turnerit që të vazhdojë. Por, problemi i Turnerit ishte se prodhuesit e aeroplanëve ndërtuan aeroplanë të rremë që ishin shumë të sofistikuar dhe kompleksë për gjërat që thjesht duhej të shiheshin nga një aeroplan zbulimi që fluturonte në 6.1 kilometra lartësi. Ata gjithashtu ishin shumë të shtrenjtë. Turneri kishte nevojë të gjente një furnizues të ri për maketet. Këtu futet në lojë Norman Loudoni.
Në perëndim të Londrës, në fillim të viteve 1930, biznesmeni skocez Loudon kishte blerë një rezidencë me 30 hektarë tokë. Në vitin 1932 hapi një studio filmi në mjediset e rezidencës Sheperton. Ndërtoi dy skena të mëdha, i pajisi me teknologjinë më të fundit për audio dhe ndërtoi dhoma të zhveshjes, gardëroba, punëtori dhe të gjitha pajisjet për realizimin e filmave. Duke ditur se kalimi në filmat me zë është i përhershëm, studiot i quajti Qyteti i Zërit [Sound City].
Studiot Sheperton shpejt u treguan të suksesshme dhe deri në vitin 1939 ishin dyfishuar në madhësi. Qyteti i Zërit tërhoqi disa nga kineastët më të mirë të asaj kohe, si producentin Alexander Korda, regjisorin Anthony Asquith dhe montazherin David Lean. Ekipi i teknikëve të talentuar të filmit – përfshirë stilistët, kostumografët dhe zdrukthëtarët – rritej për t’i shërbyer zhvillimit të rregullt të produksionit. Por, ardhja e luftës solli rënie të madhe në prodhimin e filmit britanik. Teknikët u thirrën për luftë, ndërsa ranë financat për prodhimin e filmit.
Gjatë vitit 1940, pas takimit me Loudonin, Turneri kuptoi se industria e filmit kishte përvojë në realizimin e rekuizitave të cilat ishin krejtësisht artificiale, por që dukeshin reale në kamerë. Ndoshta ata mund të ndërtonin maketin e tij të aeroplanit? Duke parë një mundësi biznesi për të krijuar punë për teknikët të cilët nga Sheppertoni kërkonin mbijetesën, Loudoni ofroi dhe fitoi kontratën për të ndërtuar 50 aeroplanë Wellington dhe 100 Blenheim. Kostoja ishte sa një e treta e asaj e ofruar nga prodhuesit e aeroplanëve. RAF-i u gëzua, Turneri mori maketat dhe Loudoni e gjeti një punë të vlefshme në kohë lufte, për teknikët e tij të filmit.
Ndërkohë, 3 219 kilometra larg, një njësi e re u krijua nga Ushtria Britanike në Kajro. E njohur thjesht si Forca-A [A-Force], ajo drejtohej nga një tjetër pionier i mashtrimit – nga nënkoloneli Dudley Clarke. Clarke ishte person i gjallë, mjeshtër i fjalëve dhe e kishte një aftësi goxha të keqe meqë ishte në gjendje të hynte në dhomë pa e vënë re askush ardhjen e tij. Ai nisi t’i mashtrojë italianët dhe gjermanët për qëllimet e aleatëve në Luftën e rrëmujshme të Shkretëtirës [Desert War] – e cila u zhvillua në Egjipt dhe në Libi.
Disa nga mashtrimet e tij nuk funksionuan, por mësoi si nga sukseset ashtu edhe nga dështimet. E kuptoi se që mashtrimi të jetë efektiv, ai duhej jo vetëm ta bënte armikun të mendonte diçka, por të bënte diçka – të linte forcat e veta në vendin e gabuar ose të largonte trupat nga fokusi i sulmit të ri. Dhe, shpejt u bë i zoti në artin e krijimit të forcave që nuk ekzistonin, në ekzagjerimin e Urdhrit të Betejës [forcave të organizuara ushtarake]. E shpiku një brigadë parashutistësh dhe i bindi italianët se ata do të përdoreshin për të rënë prapa linjave të tyre. Por, nuk kishte trupa ajrore në Afrikën e Veriut. Vazhdoi të shpikte divizione dhe trupa ushtarake që dukeshin thuajse Ushtria e VIII ishte shumë më e madhe sesa në fakt ishte.
Në betejën e El-Alameinit në tetor 1942, Clarke dhe shokët e tij mashtrues e bindën armikun se sulmi aleat do të vinte nga jugu i frontit të betejës. I përdorën kamionët e mbuluar me materiale gome që dukeshin si tanke nga ajri, duke krijuar atë që dukej si gjurmë e tankeve nëpër rërë. Bënë që një depo imagjinare karburanti në jug, të dukej si tubacion – punuar në fakt nga kazanët e vjetër të naftës. Gjermanët vendosën dy divizione të blinduara në jug për të përballuar këtë kërcënim të dukshëm. Kur erdhi beteja, Montgomery sulmoi nga veriu i frontit të betejës. Beteja zgjati me 10 ditë luftimesh të rënda, por manovrimi i armikut padyshim që ndihmoi në arritjen e fitores.
Kur është fjala për planifikimin e Ditës-D, operacioni më i madh amfib i nisur ndonjëherë, ishte edhe më e madhe nevoja për një plan të detajuar mashtrimi. Kur e diskutoi pushtimin me Josif Stalinin në Teheran, Winston Churchilli përdori frazën: “Në kohë lufte, e vërteta është aq e çmuar saqë gjithmonë duhet të përcillet nga truproja e gënjeshtrave”. Kjo në mënyrë të përkryer përmblidhte pikëpamjen aleate për mashtrimin.
Gjenerali Montgomery, i cili që nga Alameini ishte mbështetës i zjarrtë i mashtrimit, u vu në krye të Grupit të Ushtrisë XXI, duke e bërë atë efektivisht komandant të forcave tokësore në Ditën-D dhe më gjerë. Shefi i tij i mashtrimit, nënkoloneli David Strangeways, këmbënguli se e vetmja mënyrë për t’i shtyrë gjermanët që të mbajnë ushtri të madhe të rajonin e Kalesë, Ushtrinë e tyre të XV, ishte t’i bindte ata se një grup i plotë ushtrie po formohej në Kent, Eseks dhe Sufolk, duke u përgatitur për të pushtuar përgjatë Pa-de-Kalesë. Por, si munden mashtruesit të trumbetojnë për ushtrinë prej 300 mijë burrave të cilët nuk ekzistonin?
Kishte shumë elemente në fushatën e mashtrimit të njohur si Operacioni Qëndresa. Agjentët e dyfishtë, spiunët gjermanë që ishin dërguar në Britani dhe që ishin kthyer nga MI5-shi, dërguan keqinformime te eprorët e tyre gjermanë. Ata e luajtën një rol të madh. Kishte edhe mashtrime shkencore, duke dërguar sinjale të rreme për të treguar se flotat e anijeve ose skuadriljet e aeroplanët ishin diku ku nuk ishin.
Por, për të krijuar një ushtri të rreme, mashtruesit filluan me një emër – Grupin I të Ushtrisë Amerikane, i njohur me akronimin FUSAG. Edhe një herë, teknikët e filmit në Sheperton u vunë në punë për të ndërtuar tanket e rreme për këtë ushtri të pretenduar. Të përbërë nga goma dhe kanavaca rreth një kornize metalike, ato mund të fryheshin për 30 minuta. Me qindra u prodhuan dhe u rreshtuan në zona të mëdha montimi, njësoj si në jugperëndim ku ushtria e vërtetë po mblidhej për pushtimin e vërtetë. Ata e projektuan një mjet të madh zbarkimi të bërë nga kanavaca dhe nga druri i cili pluskonte nga rezervuarët bosh. Çdo realizim kishte nevojë për 30 vetë dhe gjashtë ose shtatë orë për t’u montuar. Dyqind e pesëdhjetë u “nisën” përgjatë bregut juglindor, nga Doveri në Jarmuthin e Madh. Fatkeqësisht, edhe pse të ankoruar me një spirancë të rëndë, kishin prirje të rrokulliseshin nga era e fortë. Kompanitë e regjimentit të Uorstesher u vunë në gatishmëri për të nxituar për t’i kthyer në vend – sa më shpejt që ishte e mundur.
Për më tepër, një depo e rreme karburanti u ndërtua pikërisht përgjatë bregut nga Doveri. E bërë nga dërrasat prej druri, skelat dhe tubacionet e vjetra të kanalizimeve nga vendet e bombardimeve, dukej keq nga toka. Por, kryesorja, nga 6.1 kilometra dukej si e vërtetë.
Disa divizione ekzistuese amerikane dhe kanadeze iu ndanë FUSAG-ut dhe disa divizione të reja u shpikën për të krijuar numrat e përfshirë. Një njësi e plotë e sinjaleve të ushtrisë amerikane u udhëzua të dërgonte mesazhe të rreme, lart e poshtë në radiot e zinxhirit komandues, me detaje të ushtrimeve stërvitore dhe të zbarkimeve të rreme për në plazh. Gjermanët nuk kishin nevojë të deshifronin të gjitha këto mesazhe. Mund të vërenin nga vëllimi i trafikut në radio se ajo që dukej se ishte ushtri e madhe, po mblidhej në Anglinë juglindore. Deri në fund të majit, një javë përpara Ditës-D, inteligjenca gjermane llogariti se 79 divizione aleate ishin mbledhur në Mbretërinë e Bashkuar. Në fakt, numri ishte vetëm 52.
Por, çdo ushtri ka nevojë për një komandant dhe në inskenim të shkëlqyer: gjenerali George S Patton u vu në komandën e FUSAG-ut. Pa dyshim, ai do të kishte preferuar të komandonte trupat e vërteta që përgatiteshin për pushtimin aktual, por u hodh në këtë rol të ri.
Si shoumen i madh, shfaqej duke mbajtur fjalime dhe duke inspektuar njësitë imagjinare të këmbësorisë dhe të njësive të blinduara. Kudo që shkoi, shoqërohej nga fotografët dhe komanda e tij e re shpejt rrodhi te armiku. Teksa gjermanët mendonin se ai ishte një nga gjeneralët më të mirë që kishin Aleatët, besonin plotësisht se ai do të komandonte trupat e invadimit në Evropë.
Kur zbarkimi i Ditës-D u zhvillua në Normandi, gjermanët u zunë në befasi të plotë. Por, reaguan shpejt dhe, brenda pak ditëve, nga Franca jugore dhe perëndimore mbërritën përforcimet për të luftuar. Lufta gjashtëjavore për të çarë nga Normandia, ishte e gjatë dhe e vështirë. Megjithatë, kryesorja është se Ushtria e XV gjermane mbeti në Pa-de-Kale duke pritur atë që Komanda e Lartë Gjermane ishte e bindur se do të jetë invadimi i dytë i madh.
Derisa betejat vendimtare në perëndim zhvilloheshin në Normandi, më shumë se 150 mijë trupa gjermane rrinin kot 321 kilometra larg përreth Kalesë. Fushata e mashtrimit, Operacioni Qëndresa, korri sukses mahnitës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!
Prizreni ruan monedhat ilire
Fotografia e hershme, në trojet shqiptare
Lee Mavers dhe misteri i gjeniut të “humbur” të rokënrolit
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
FËMIJËT ...
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi