LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje Kosovë-Shqipëri, në sektorin financiar jobankar

Marrëveshje Kosovë-Shqipëri, në sektorin financiar jobankar

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare si dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës nënshkruan në Kosovë një marrëveshje mirëkuptimi në fushën e rregullimit dhe mbikëqyrjes së sektorëve financiarë jobankarë.

Siç njoftojnë mediat në Shqipëri, marrëveshja u nënshkrua nga kryetare e AMF-së, Elisabeta Gjoni, dhe Guvernatorit të BQK-së, Hashim Rexhepi.

Burime zyrtare të AMF-së bënë të ditur sot, se kjo marrëveshje u bë e domosdoshme pas ristrukturimit të rregullatorëve financiarë të dy vendeve dhe plotësoi memorandumin e mëparshëm në fushën e sigurimeve me bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit edhe në sektorët e tjerë financiarë jo bankarë, si ai i pensioneve, i letrave me vlerë, etj.

"Bashkëpunimi midis të dy institucioneve ka qenë i pandërprerë dhe shumë efektiv, ndërkohë që marrëveshja e nënshkruar rrit edhe më tej mundësitë dhe hapësirat në shkëmbimin e ndërsjelltë të informacionit dhe ekspertizës dhe përvojës së ndërsjelltë", theksuan burimet e mësipërme të AMF-së.