LAJMI I FUNDIT:

“Marrëveshja për fqinjësi të mirë është meritë e përbashkët e të gjitha qeverive të deritanishme”

“Marrëveshja për fqinjësi të mirë është meritë e përbashkët e të gjitha qeverive të deritanishme”

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së, të cilët vendosën që mos ta mbështesin në Kuvend marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Nga LSDM thonë se marrëveshja me Bullgarinë është meritë e të gjitha qeverive të deritanishme dhe ftojnë OBRM-PDUKM-në të ndalojë me politikat e papërgjegjshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM: Nuk do ta mbështesim marrëveshjen me Bullgarinë
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Nuk do ta mbështesim marrëveshjen me Bullgarinë

“OBRM-PDUKM-ja duhet të tejkalojë vetveten dhe të ndalojë sjelljet e papërgjegjëshme politike, dhe në vend të saj të tregohet e përgjegjëshme dhe të merr pjesë në zgjidhjen e çështjeve të hapura, në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe hapjen e perspektivave euro-atlantike”, thonë nga LSDM.


Nga kjo parti gjithashtu shtojnë se marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është një themel i miqësisë dhe sukses i dy shteteve, ndërsa nënshkrimi i saj është sukses i përbashkët i të gjitha qeverive të deritanishme, të gjitha partive dhe të gjithë qytetarëve.

“OBRM-PDUKM duhet të kuptojë që politika do të thotë përgjegjësi, ndërsa marrëdhëniet e mira
ndërfqinjësore janë dhe duhet të jenë prioritet kryesor i Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”, shtojnë nga LSDM.

Ata në fund thonë se me nënshkrimin e marrëveshjes, Maqedonia bëhet shembull i bashkëpunimit në regjion dhe e forcon pozitën ndërkombëtare që sipas tyre, OBRM-PDUKM e zbehi në 11 vite të plota vetëm që t’i arrinin interesat e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori