LAJMI I FUNDIT:

Margaritari i 275.000 eurove në ankand

Margaritari i 275.000 eurove në ankand

Margaritari i quajtur "Princesha Palavan", që është margaritari i dytë më i madh i gjetur ndonjëherë në botë, është vlerësuar me 275.000 euro, ndërsa do të vihet në ankand gjatë javës së ardhshme në Los Angeles.

Margaritari me peshë 2.25 kg dhe me diametër 15.24 cm, ka formën e trurit dhe ngjyrë porcelani të bardhë.

Ky margaritar është gjetur në një guaskë gjigante në ujërat e Filipineve, ka bërë të ditur shtëpia e ankandeve “Bonam”. /Telegrafi/