LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut do të merr pjesë në fondin e solidaritetit të EUROCONTROL

Maqedonia e Veriut do të merr pjesë në fondin e solidaritetit të EUROCONTROL

Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, u miratua vendimi për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fondin special të solidaritetit evropian ATM dhe Fondin e Solidaritetit Vullnetar të Përkohshëm të EUROCONTROL (Organizata Evropiane për Sigurinë e Aviacionit).

Sipas vendimit, Maqedonia e Veriut merr pjesë në Fondin Evropian të Solidaritetit Special ATM për mbështetjen e Ukrainës dhe Moldavisë në vlerë prej 105.396.00 euro dhe Fondin e Solidaritetit të Përkohshëm Vullnetar për mbështetjen e Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë në vlerë prej 108.340.00 euro, për të siguruar mjete për shpenzimet për funksionimin e qëndrueshëm të shërbimeve të navigimit të Ukrainës, Moldavisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë për vitin 2022.

Si rezultat i pasojave që solli lufta në Ukrainë, në seancën e fundit të Këshillit të Përkohshëm në EUROCONTROL në qershor, këto fonde mbështetëse solidariteti u krijuan me qëllim të mbështetjes së kostove të personelit operacional të kontrolleve të trafikut ajror të këtyre shteteve për vitin 2022, pra vazhdimësia e ofrimeve të shërbimeve të navigacionit ajror publik jotregtar.


Mundësia për të marrë pjesë në fondet është përmes tarifave të fluturime të ngarkuara nga EUROCONTROL në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me kontribut (donacion) direkt nga shtetet në fondet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori