Maqedonia e Veriut në kovid-zonën e verdhë, për momentin nuk ka masa të reja
Në Maqedoninë e Veriut për momentin aktivë janë mbi pesë mijë raste me Covid-19 ndërsa vendi është në zonën e verdhë, kurse Komisioni për Sëmundje Infektive tani për tani nuk rekomandon masa të reja.
“Në vërejmë rritje ditore të butë të të sapoinfektuarve në vend, Shkupi është ende vatra, ose zonë e kuqe. Megjithatë nga pikëpamja e ngarkesës së sistemit ende jemi në zonën e verdhë”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Sipas Salit nëse merren parasysh shifrat momentale në të gjitha repartet infektive në vend dhe përvojat e të kaluarës, situata me pandeminë në vend është ende “optimiste”.
“Mund të jap ndonjë shifër diku më pak se 100 pacientë në të gjitha repartet infektive në vend që për pandeminë nga përvoja e kaluar do të thotë se ende jemi në një fazë optimiste, ose zonë të verdhë”, deklaroi Sali.
Ai apeloi që qytetarët me sëmundje kronike të vaksinohen me dozën e tretë dhe të katërt të vaksinave kundër Covid-19.
“Edhe pse jemi optimistë se mbi sistemin nuk ka asnjë ngarkesë nuk kemi asnjë pacient në kujdes intensiv apo të varur nga oksigjeni. Pasqyra klinike është shumë e rëndësishme për momentin por ne nuk duhet të lejojmë që të shkaktojmë ndonjë komplikim te pacienti prandaj dhe apelojmë, apo do t’i lusja të kenë kujdes gjatë komunikimit, vetizolimi është poashtu i rëndësishëm, rekomandime nga Komisioni do të presim sot”, tha ministri.
Ai thekson se se ka mospërputhje të lehtë të informacioneve lidhur me vendimin e Komisionit, mjekët amë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
“Komisioni debaton dhe propozon plane, ky është plani i ardhshëm që duhet të implementohet nëse arrijmë deri në një numër të caktuar, shifrat nuk janë aq alarmante sa duhet ne të përshtatim kapacitetet tona dhe mjekët amë në pesë ambulancat, ky është propozim i Komisionit si zgjidhje nëse arrijmë deri te një numër i caktuar që do të tregonte një zonë të kuqe për atë se cili numër do të tregonte një zonë të kuqe, do të diskutojmë me Komisionin”, theksoi ministri Sali.
Konform të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë bërë 1.602 analiza, ndërsa janë regjistruar 855 raste të reja me COVID-19 dhe 683 pacientë të shëruar. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (855), janë regjistruar 189 riinfeksione. Në 24 orët e fundit nuk janë raportuar viktima.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj
Arrijnë votat e para nga diaspora
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?