Vetëm 1 për qind e ish-zyrtarëve, afaristëve të lidhur me pushtetin, e personalitete tjera, përveç dënimit me burg për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepra tjera penale, janë dënuar edhe me konfiskim të pasurisë, që e kanë fituar në mënyrë të kundërligjshme. Shuma e parave të konfiskuara do të duhej të vendosej në një numërator në qendër të Shkupit, për të njoftuar qytetarët se sa para konfiskohen nga zyrtarët e korruptuar, por edhe personalitete tjera të përfshirë në veprimtari të paligjshme, por kjo nuk ka ndodhur.
Kryeministri i tanishëm, Zoran Zaev në zgjedhjet parlamentare 2016, para se të vinte në pushtet, kishte premtuar se do vendoste këtë numërator në një mur në qendër, për të dhënë llogari para qytetarëve për çdo denarë të vjedhur. Për numëratorin ishin paguar 5 mijë euro, por ende nuk ka regjistruar asnjë denarë të kthyer.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Menaxhimit të Pronave, që nga viti 2019, është konfiskuar patundshmëri në vlerë prej 8.6 milionë euro, por vetëm gjysmë milioni euro ka përfunduar në buxhetin e shtetit, aq është shitur në treg.
Në mesin e atyre që hetohen për pasurinë e arritur në mënyrë të paligjshme është edhe ish-kryeministri i arratisur, Nikolla Gruevski.
Darko Avramovski, një nga autorët e analizës për zbatimin e masës së konfiskimit të pasurisë në çështjet gjyqësore lidhur me korrupsionin, thotë se ka disa arsye pse situata është e tillë. Një prej tyre është korniza aktuale ligjore që duhet të përmirësohet, ndërsa, sipas tij, problem paraqesin edhe kapacitetet e zyrave të prokurorisë për hetime financiare..
“Prokuroria Publike nuk ka një strategji të koordinuar për kryerjen e hetimeve financiare, paralelisht me hetimet penale. Nuk ka të dhëna se sa hetime financiare fillojnë nga procedurat penale, ndërsa nuk ka të dhëna as për procedurat që kanë nisur prokurorët dhe organet tjera”, thotë Avramovski.
Drejtori i policisë financiare, Arafat Muharremi pranon se në Maqedoninë e Veriut vetëm pasuria e fituar në mënyrë të ligjshme raportohet dhe është e vështirë të hetohet pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme që është regjistruar në emër të të afërmve, miqve ose bashkëpunëtorëve. Ai problemin e sheh në mungesën e një ligji për origjinën e pronës.
“Pengesa kryesore në këtë rast është mungesa e një ligji i cili do të definojë prejardhjen e pasurisë së çdo qytetari, pra jo vetëm të zyrtarëve. Pra, çdonjëri të jetë obliguar që me fakte të dalë para çdo organi që është kompetent për hetime financiare, se prejardhja e pasurisë së tij është legale”, thotë Muharremi.
Nga qeveria nuk komentojnë dështimin apo mosrealizimin e premtimit të para gjashtë vjetëve për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, por kanë dalë me një strategji të ri, që sipas zëvendëskryeministrit, Lupço Nikollovski, kësaj radhe do të japë rezultate.
Nikollovski, i cili është përgjegjës për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thotë se nëse deputetët nuk e pengojnë, atëherë deri në fund të vitit do të miratohen 250 ligje që do të udhëzojnë 1.304 institucione të digjitalizohen plotësisht, të cilat do të përmbushin kushtin kryesor për kryerjen e hetimeve financiare dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.
“Si të na besojmë? Me politikat dhe vendosmërinë tonë, me vendosmërinë për atë që po bëjmë. Ne kemi dëshmuar dhe do të dëshmojmë se nuk do të ketë të paprekshëm. Qëllimi kryesor i gjithë kësaj që po bëjmë është që qytetarët të shohin rezultate, se si kriminelëve do t’iu konfiskohet pasuria. Kjo dhe tani bëhet, por gjithashtu kemi konstatuar edhe lëshime në punën e institucioneve dhe tani me punë më të madhe dhe me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare, besojmë se rezultatet nuk do të mungojnë”, ka deklaruar Nikollovski.
Me strategjinë e miratuar, qeveria do që të forcojë bashkëpunimin mes të gjitha institucioneve kompetente që marrin pjesë në hetimet financiare dhe konfiskimin e pasurisë që rezulton nga krimet, duke forcuar kështu lidhjen e tyre digjitale dhe shkëmbimin në kohë të të dhënave./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![Historia e dashurisë, vajza nga Ukraina që gjeti dashurinë në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/oksana-e1739572923698-780x439.jpg)
Historia e dashurisë, vajza nga Ukraina që gjeti dashurinë në Shqipëri
![Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ramushi-strukturat-780x439.jpg)
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Sfidat e qeverisë së re të Kosovës në planin ndërkombëtar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/qeveria-llogo-780x439.jpg)
Sfidat e qeverisë së re të Kosovës në planin ndërkombëtar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara