LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shpartallohet grupi i organizuar kriminal për kontrabandë me emigrantë, mes tyre edhe një polic

Maqedoni, shpartallohet grupi i organizuar kriminal për kontrabandë me emigrantë, mes tyre edhe një polic

Policia ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal i përbërë nga shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe emigrantë nga Lindja e Mesme të cilët kanë trafikuar emigrantë nga Greqia për në Serbi. Brenda strukturave të grupit kriminal ka edhe një polic.

“Hetimi kundër grupit të organizuar kriminal ndaj 13 personave ka filluar nga muaji maj dhe ka përfunduar në tetor. Janë bastisur 11 lokacione në territorin e Shkupi, ndërsa janë arrestuar 9 persona në mesin e tyre edhe një polic. Dy persona të tjerë janë në arrati, ndërsa dy të tjerë nga grupi kriminal ndodhen në paraburgim si të arrestuar paraprakisht mbi dyshimet për kontrabandë me emigrantë. Gjatë bastisjes janë sekuestruar: telefona celularë, karta SIM, vetura, para, armë (pushkë dhe pistoleta) dhe fletëpagesa të transferimit të parave”, njoftojnë nga MPB-ja.


Sipas policisë grupi ka qenë i mirë organizuar. Koka e grupit kriminal dyshohet të jetë një 29 vjeçar nga Shkupi i cili sipas policisë ka bashkëpunuar ngushtë me tre shtetas nga Lindja e Mesme të cilët në territorin tonë qëndrojnë me status të përkohshëm të sistemuar në rajonin e Kumanovës dhe Likovës. Emigrantët janë futur ilegalisht në territorin tonë nga Greqia përmes të ashtuquajturit “kufiri i gjelbër”. 8 anëtarë të grupit kanë qenë të angazhuar për t’i transportuar emigrantët nga Gjevgjelia deri në pikën kufitare me Serbinë, ku kanë kaluar kufirin Maqedoni-Serbi në forma ilegale. Grupi dyshohet të ketë pasur kontakte edhe me struktura nga Serbia të cilët kanë qenë të angazhuar për t’i dërguar emigrantët në formë të organizuar drejtë vendeve të BE-së. E njëjta kontrabandë ka funksionuar edhe për dërgimin e emigrantëve nga India, nga kufiri me Serbinë deri në Gjevgjeli. Shuma e kontrabandimit kap vlerat nga 600-800 euro. Ministria e Brendshme ka ngritur 13 kallëzime penale për “kontrabandë me emigrantë” dhe “organizim i njerëzve në grupe me qëllim trafikimin e njerëzve, fëmijëve dhe emigrantëve”. Polici përveç veprës trafikim do të ndiqet penalisht edhe për veprën “ndihmë aktivitet kriminal”. (Alsat)

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori