Maqedoni: Numri i të infektuarve kaloi dy mijë, lehtësohen masat kufizuese
Numri i përgjithshëm i personave te të cilët është konfirmuar koronavirusi në vend dje tejkaloi dy mijë, gjegjësisht arriti në 2014 nga fillimi i epidemisë. Ato janë diagnostikuar saktë për tre muaj pasi më 26 shkurt te ne u konfirmua rasti i parë pozitiv me Kovid-19. Janë shëruar 1453, 116 pacientë kanë vdekur ndërsa aktiv janë 445. Nata që kaloi ishte e fundit me orë policore e cila u vendos nga 22 marsi.
Qeveria ka sjellë vendim nga sot ta heq ndalesën për lëvizje, kurse objektet e hotelierisë do të fillojnë të funksionojnë nesër. Ekzistojnë protokolle të sakta për ta, në varësi të faktit nëse ato janë të mbyllura ose kanë tarraca.
Nga 1 qershori i vitit 2020 do të ndalojnë të vlejnë konkluzionet e Qeverisë, me të cilat kategori të ndryshme të të punësuarve kanë qenë të liruar për arsye të ndryshme nga kryerja e rregullt dhe e vazhdueshme e aktiviteteve, siç janë udhëzimi për të punuar nga shtëpia, udhëtimi për punë drejtë Shkupit, organizimi i procesit të punës me rotacione dhe masa dhe rekomandime të tjera të ngjashme. Ky vendim do të shoqërohet me protokoll të përshtatshëm pune – për kushtet e hapësirave, distancën fizike, mbajtjen e mbrojtjes personale etj. Kjo nuk do të vlejë për të sëmurët kronikë, kurse përjashtim nga ky vendim do të ketë për prindërit e fëmijëve deri në moshën 10 vjeç ose fëmijët parashkollorë për të cilët do të pritet të merret vendim për fillimin me punë të kopshteve për fëmijë.
Spasovski theksoi se vendimet për lehtësimin e masave janë marrë në bazë të mendimit të ekspertëve dhe për dy arsye thelbësore – situata është nën kontroll dhe numri i rasteve aktive është stabil. Rritja e numrit të diagnozave ditët e fundit, tha ai, është për shkak të mosrespektimit të masave kufizuese të fazës së mëparshme dhe grupet dihen. Arsyeja e dytë për këto vendime, tha kryeministri, është për shkak të nivelit të lartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë dhe, siç tha ai, na jep të drejtën që sistemi shëndetësor është i vendosur në mënyrë që të mundet me sukses të ballafaqohet me sfidat. Në periudhën e ardhshme, në fokus do të jenë vatrat e reja aktuale.
Spasovski tha se Komisioni për sëmundje ngjitëse është i obliguar të bëjë vlerësim të qartë dhe të saktë për hapje të kufijve shtetërorë dhe të përgatisin protokolle për hyrje dhe dalje nga vendi. Këtë vendim, tha, Qeveria e bën në koordinim me vendet nga rajoni.
Qeveria dje pasdite në mbledhje miratoi edhe protokoll të saktë për veprim gjatë hyrjes a së të gjithë shtetasve të vendit, në pajtim të të cilit karantina e obligueshme shtetërore për shtetasit tanë të cilët kthehen nga jashtë me fluturime humanitare apo karvane, zëvendësohet me izolim shtëpiak nëse gjatë hyrjes në territorin e vendit tonë tregojnë PCR-test negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit para se të hyjnë në vend.
Kryetari i Komisionit për sëmundje infektive Zharko Karaxhovski, nuk pret rritje të numrit të të infektuarve, edhe pse tha, mund të ketë raste incidente, siç ishin në ditët e kaluara nga solemnitete të ndryshme në të cilat nuk u respektuan ndalesat për tubime, lëvizje dhe për kontakt të afërt.
“Personalisht nuk pres numër të rritur deri atje që ne të mund ta mbajmë nën kontroll”, tha Karaxhovski duke shtuar se edhe kur pati njëqind raste në ditë, e kanë mbajtur gjendjen nën kontroll sepse në rezervë kanë qenë të përgatitur një mijë krevate dhe spitali montues.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin