Maqedoni: Nëse nuk miratohet ligji për mbështetjen e pagave, 7.400 punëtorë do të mbeten në rrugë

Në qoftë se nuk veprohet menjëherë me masën mbështetje për pagën nga ana e shtetit, 20 për qind e punëtorëve të industrisë së tekstilit do t’i humbasin vendet e tyre të punës. Përfaqësuesit e këtij sektori me apel drejtuar deputetëve që të miratojnë urgjentisht Ligjin për pagat e shkurtit dhe marsit për ruajtjen e vendeve të punës. Vetëm vitin e kaluar, tre mijë punonjës nga industria e tekstilit dhe lëkurës kanë humbur vendet e tyre të punës, sepse disa nga ndërmarrjet nuk punojnë ose punojnë me kapacitet të zvogëluar për shkak të shitjeve të reduktuara.
“Nëse marrin ndihmë për pagesën e pagave, ata do t’i mbajnë punëtorët, përndryshe për këto dy muaj një përqindje e madhe e të punësuarve në industrinë e tekstilit do të mbeten në rrugë dhe do të ndodhë situatë katastrofike. Në vend se këta njerëz ta mbushin buxhetin dhe fondet pensionale dhe shëndetësore, do të mbeten të papunë nën Agjencinë e Punësimit. Kjo është arsyeja pse unë u bëj thirrje deputetëve të Maqedonisë, pushtetit dhe opozitës që të mendojnë të pavarur për këto gjendje”, deklaroi SINKRON – Angel Dimitrov – Shoqata e industrisë së tekstilit dhe lëkurës.
Ndihma për pagat edhe më tej mbetet pezull, sepse ky ligj duhet të hyjë në procedurë parlamentare më datën 23 të këtij muaji, por nga ana tjetër koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa njofton dorëzimin e numrit maksimal të amendamenteve për të bllokuar ligjin, me qëllim që t’i zbatojnë kërkesat e tyre për ligjin e shtetësisë. Për shkak të krizës me Covid 19, industria e tekstilit dhe lëkurës vitin e kaluar kishte rënie në prodhimin industrial me rreth 14 përqind krahasuar me 2019, ndërsa eksportet e veshjeve, tekstileve dhe industrisë së lëkurës ka rënie për 10.6 përqind. Në këtë sektor janë rreth 37 mijë të punësuar./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ilire Dauti: Lojërat e fatit nuk janë mbyllur, por janë shtuar edhe më shumë

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Andonovski: Me ndryshimet në Ligjin për komunikime elektronike parandalojmë organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit online

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania