Maqedoni, deputetët harxhojnë gjys milioni euro për karburante dhe pagesa rrugore (Video)

Nga buxheti shtetëror janë shpenzuar gjysmë milion euro për shpenzimet rrugore të deputetëve në periudhën mars-nëntor të vitit 2017. Llogaritjet tregojnë se çdo deputet për nëntë muaj punë në Shkup ka kërkuar kompensim për derivate dhe pagesa rrugore, prej 10 deri 12 mijë euro. Në nivel mujor nga llogaria e Kuvendit janë shpenzuar nga 50 mijë euro. Kësi lloj shpenzimesh janë bërë madje edhe në mars dhe tetor kur në Kuvend nuk kishte seanca të rregullta dhe as komisione. Këtë e thotë për TV21 një nga autoret e hulumtimit, Kristina Ozimec.
“Në mars ka pasur vetëm 5 seanca, nuk ka pasur komisione parlamentare, megjithatë atë që pamë nga informatat të cilat i morëm me kërkesë për qasje të lirë të cilën e dorëzuam deri tek kuvendi se 72 deputët edhe për atë muaj kanë kërkuar të holla për shpenzimet rrugore. Gjithashtu interesant është edhe muaji tetor, atëherë nuk ka pasur as seanca dhe as komisione, ka pasur vetëm disa takime me përfaqëuesit ndërkombëtar, megjithatë edhe atëherë 20 deputetë kanë kërkuar të holla për shpenzime rrugore”, u shpreh Kristina Ozimec, gazetare.
Një numër i madh i deputetëve të cilët krahas pagës kanë marrë edhe një shumë të majme të të hollave për shpenzime rrugore janë nga LSDM, edhe atë 10 deputetë. Nga partia opozitare e OBRM-PDUKM-së -8 deputetë, dhe nga një deputet nga “Aleanca për Shqiptarët” dhe Partia për Ardhmëri Evropiane. Deputeti i Alija Kamberovskit nga PAE i cili ka udhëtar nga Struga, është në majë të listës me 12. 847 euro. Në vend të dytë radhitet deputetja e LSDM-së, Mira Stojçevska e cila ka udhëtuar nga Manastiri dhe ka marrë 11.736 euro. Në vend të tretë është Liljana Zaturoska nga OBRM-PDUKM, e cila për nëntë muaj për karburant dhe pagesa rrugore ka marrë 11.500 euro.
Pagesa prej mbi 10 mijë euro sipas të dhënave zyrtare kanë marrë edhe deputeti i Aleancës për Shqipëtarët Surija Rashidi dhe sekretari gjeneral i LSDM-së Aleksandar Kiracovski. Vasko Kovaçevski, Jovan Mitreski, Jagoda Shahpaska, Zhaklina Llazarevska, Beti Rabaxhieva-Naumovska. Të gjithë nga LSDM-ja kanë kërkuar diçka më pak se 10 mijë euro, ndërsa shuma të ngjashme kanë marrë edhe deputetët e OBRM-PDUKM-së, Liljana Kuzmanovska, Dragan Cuklev, Zoran Iliovski dhe Emilija Aleksandrova.
Partia në pushtet, LSDM para dy muajve ngriti iniciativë për ndryshime në rregullore, përkatësisht zvogëlim të shpenzimeve rrugore të deputetëve. Sipas propozimit kërkohet që në vend 30% nga çmimi për një litër benzinë të shpenzuar, të paguhen vetëm 15%. Por përveç kornizës ligjore, sipas gazetares Ozimez, bëhet fjalë edhe për moral dhe kulturë politike për shpenzim racional të të hollave të qytetarëve.
“Kur bëhet fjalë për pika që kanë të bëjnë me agjendën politike, atëherë shumë shpejtë i mbledhim deputetët në Kuvend, madje edhe brenda një ditë mund të miratohet një ligj. Shumë ligje miratohen përmes procedurës së shkurtër ose edhe më shumë ligje për një ditë. Për këtë gjë diskutojmë tash më disa vite me radhë ndërsa deputetët janë disi të ngadaltë”, shtoi ajo.
Silvana Boneva nga OBRM-PDUKM edhe më tutje është figura e parë që u bie ndërmend qytetarëve kur bëhet fjalë për marrjen e të hollave për shpenzime rrugore. Prokuroria Speciale për Bonevën ka hapur hetim nën dyshimin se ka bërë keqpërdorime me llogaritë fiskale të pagesave rrugore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania