LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, deficiti tregtar arrin vlerën 1,5 miliardë dollarë

Maqedoni, deficiti tregtar arrin vlerën 1,5 miliardë dollarë

Sipas Entit shtetëror për statistikë vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në gjashtë muajt e parë ka tejkaluar dy miliardë dollarë, ndërsa e importit 3,5 miliardë dollarë.

Me këtë mbulimi i importit me eksportin është 58,2 për qind.

Shkëmbimi tregtar sipas produkteve tregon se në eksportin pjesëmarrje më të madhe ka feronikli, produktet e hekurit dhe çelikut (produkte me derstilë) dhe veshja.

Në importin më së shumti është e përfaqësuar nafta e papërpunuar, energjia elektrike dhe automjetet motorike.


Maqedonia në gjysmëvjetorin e parë ka eksportuar në vendet anëtare të BE 27 (60,1 për qind) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor (34,5 për qind), përderisa më së shumti ka importuar nga BE 27 (46,9 për qind) dhe vendet në zhvillim (32,4 për qind).

Partnerë më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë janë Serbia, Gjermania, Rusia, Greqia dhe Bullgaria, me të cilat realizon mbi 50 për qind të shkëmbimit të përgjithshëm.

Maqedonia në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur deficit prej 646 milionë dollarëve, ndërsa mbulimi i importit me eksportin ka arritur 70,8 për qind. /Maxfax/