LAJMI I FUNDIT:

Manjati rus kundërshton blerjen e shtëpisë më të shtrenjtë në botë

Manjati rus kundërshton blerjen e shtëpisë më të shtrenjtë në botë

Miliarderi rus, Mikhail Prokhorov hodhi poshtë lajmin e dhënë nga mediat franceze se ai kishte blerë shtëpinë më të shtrenjtë në botë, një vilë mesdhetare mahnitëse. Gazetat thanë se Prokhorov, 43 vjeç, ka paguar 745 milionë dollarë për të blerë një pasuri në Francën jugore të quajtur Vila Laopolda, të ndërtuar në vitin 1902 nga Mbreti i Belgjikës Leopold II.

Por zëdhënësi i Prokhorov tha se manjati nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen pasi nuk do të bëjë biznes me Francën derisa autoritetet ti kërkojnë falje për ndalimin që i bënë atij vitin e kaluar për të marrë pjesë në një klub prostitutash në resortin Courchevel.

“Para se autoritet franceze të kërkojnë falje, Prokhorov nuk do të bëjë asnjë biznes në Francë” –tha Sergei Chernistyn.

Prokhorov, mban vendin e katër në Rusi si njeriu më i pasur, e ka vendosur pasurinë gjatë viteve 1990, kur Rusia hapi fushatën “çdo gjë falas”.


Nëse kjo blerje do të bëhej, kjo do të ishte shtëpia më e shtrenjtë në botë në listën e revistës Forbes. Mendohej se oligarku do të paguante 745 milionë dollarë për Vilën Leopolda, e cila ndodhet në Rivierën franceze. Vila prej 80 mijë metrash katrorë ka dy shtëpi për të pritur miqtë dhe dikur ka qenë pronë e Frank Sinatrës dhe Ronald Reagan.