LAJMI I FUNDIT:

Manchester Unitedit i thuhet të shkojë për Kylian Mbappen

Manchester Unitedit i thuhet të shkojë për Kylian Mbappen

Manchester Unitedit i është kërkuar që të bëjë gjithçka dhe të përpiqet të joshë Kylian Mbappen në Old Trafford.

Francezit aktualisht i skadon kontrata në fund të sezonit dhe raportimet sugjerojnë se koha e tij në PSG po i vjen fundi.

Megjithatë, Mbappe duket i destinuar për në Real Madrid gjatë verës, por Emmanuel Petit i ka kërkuar United që të provojë fatin me francezin.


Nuk ka qetësi për Real Madridin nga Mbappe - francezi po luan me "Los Blancos"
Lexo po ashtu Nuk ka qetësi për Real Madridin nga Mbappe - francezi po luan me "Los Blancos"

“Ai është një lider në PSG. Ka bisedime të mëdha (për të ardhmen e tij) dhe spekulime të mëdha – do të qëndrojë apo do të largohet? Së fundmi ai tha se ka pasur elementë të rinj në reflektimet e tij, kështu që ndoshta ka një klub të tretë pas tij”, deklaroi Petit për Genting Casino.

“Ka spekulime nëse është një klub nga Anglia apo Gjermania. Nuk është Barcelona. Pra janë Real Madrid, PSG dhe ndoshta Bayern Munich, por a kanë ata para?”.

“A është politika e Bayern Munichut? Ndoshta ka ndonjë klub në Angli? Njerëzit po flasin për Manchester Cityn dhe Liverpoolin, por pse jo Manchester United?”.

Barcelona i sheh shumë larg Haalandin dhe Mbappen
Lexo po ashtu Barcelona i sheh shumë larg Haalandin dhe Mbappen

“E di që Kylian është shumë i lidhur me qytetin e tij, fansat, familjen dhe miqtë, kështu që është një vendim i madh për të. Nëse PSG e bind atë të qëndrojë dhe ai do të jetë qendra e projektit të ri, mund të mjaftojë për të mbajtur Mbappen, por do të jetë shumë e vështirë”, ka shtuar më tej ai.

Mbappe dhe PSG u eliminuan nga Liga e Kampionëve prej Real Madridit në raundin 1/8 së finales dhe francezi mund të largohet në kërkim të suksesit evropian.

Megjithatë, United ka një terren për të kompensuar nëse do t’i ofrojë Mbappes futbollin evropian – me skuadrën e Ralf Rangnick që aktualisht është në vendin e shtatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori