LAJMI I FUNDIT:

Manchester United me veprim madhështor ndaj Ronaldos, pas vdekjes së djalit të porsalindur

Manchester United me veprim madhështor ndaj Ronaldos, pas vdekjes së djalit të porsalindur

Manchester United do t’i japë Cristiano Ronaldos aq kohë sa i duhet për t’u qetësuar, pas vdekjes së djalit të porsalindur.

Portugezi dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez njoftuan lajmin e hidhur të hënën mbrëma, duke shtuar se vetëm lindja e një vajze binjake të shëndetshme u dha atyre ‘forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi’.

Ylli portugez humbi ndeshjen e së martës mbrëma kundër Liverpoolit në Anfield pasi United i dha leje për të qenë me familjen e tij.


Familja e Cristiano Ronaldos falënderon tifozët e Liverpool për mbështetjen që treguan duke kënduar "You'll Never Walk Alone" në Anfield në nderim të vdekjes së foshnjës të yllit të Man Utd
Lexo po ashtu Familja e Cristiano Ronaldos falënderon tifozët e Liverpool për mbështetjen që treguan duke kënduar "You'll Never Walk Alone" në Anfield në nderim të vdekjes së foshnjës të yllit të Man Utd

Trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick tha: “Po, sigurisht, kjo është më e keqja që mund të ndodhë. Unë jam vetë baba i dy djemve, kështu që jam plotësisht i vetëdijshëm se çfarë do të thotë kjo”.

“Ne jemi të gjithë pas tij, ne jemi të gjithë me të dhe dëshirojmë që ai dhe familja e tij të jenë të fortë së bashku”.

Më herët në një deklaratë nga klubi shkruhej: “Të gjithë në Manchester United dhe në të vërtetë bota e futbollit po i dërgojnë mbështetje Cristiano Ronaldos dhe familjes së tij, pasi legjenda e klubit bëri një njoftim tronditës të hënën në mbrëmje”.

“Familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe Ronaldo po mbështet të dashurit e tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë”.

Tifozët e Liverpoolit duartrokitën për një minutës për Cristiano Ronaldon pas vdekjes tragjike të djalit të tij të sapolindur
Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit duartrokitën për një minutës për Cristiano Ronaldon pas vdekjes tragjike të djalit të tij të sapolindur

“Si i tillë, ne mund të konfirmojmë se ai nuk do të luajë në ndeshjen kundër Liverpool në Anfield dhe nënvizojmë kërkesën e familjes për privatësi. Cristiano, ne të gjithë mendojmë për ty dhe po i dërgojmë forcë familjes”.

Lojtarët nga të dyja skuadrat mbanin shirita të zinj si shenjë respekti të martën mbrëma, dhe tifozët u bashkuan për të duartrokitur në minutën e shtatë – një gjest që u sugjerua fillimisht nga mbështetësit e Liverpoolit të cilët kënduan You’ll Never Walk Alone në fund të minutës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori