Man Utd – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

Manchester Unitedi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e nëntë të sezonit 2021/22 në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë nikoqir të rivalëve të urryer Reds në derbin e parë anglez të sezonit, takim i cili pritet të zhvillohet në Old Trafford nga ora 17:30.
Vendi: Old Trafford
Koha: 17:30
Lajme rreth ekipeve
Man Utd
Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se Bruno Fernandes është një nga tre shqetësimet e të lënduarve për Unitedin përpara ndeshjes së sotme ndaj Reds.
Është e sigurt të supozohet se Fred dhe Marcus Rashford janë dy të tjerët pasi të dy u larguar pas goditjeve kundër Atalantas në mesjavë. Fred ka më shumë gjasa nga të tre që të humbasë derbin.
Jesse Lingard është zëvendësuesi i ngjashëm për Fernandes nëse portugezi mungon, por nuk do të ishte befasi nëse Solskjaer do të zgjidhte një 4-3-3.
Jadon Sancho dhe Anthony Martial janë emrat që mund ta nisin nga krahu i majtë i sulmit, por Pogba ose Rashford, nëse janë të përshtatshëm, kanë më shumë gjasa të paraqiten.
Liverpool
Thiago është rikthyer në stërvitje, por mund të mos kthehet as para pushimit të ardhshëm ndërkombëtar, por Jurgen Klopp shpreson të ketë Curtis Jones në skuadër për ditën e ndeshjes.
Me Harvey Elliott gjithashtu të padisponueshëm, James Milner ka një shans të mirë për të startuar në mesfushë pasi ka bërë një fillim të shkëlqyer të sezonit. Prandaj, Naby Keita do të mbetej në stol me Fabinhon që do ktheje titullar.
Roberto Firmino duhet të mbajë vendin e tij përpara Diogo Jota, pasi shkëlqeu fundjavën e kaluar duke shënuar një het-trik.
Fakte
Liverpooli ka shënuar të paktën 3 gola në 5 ndeshjet e fundit jashtë fushe në Ligën Premier.
Liverpooli është i pamposhtur në 18 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Kanë qenë mbi 3 gola të shënuar në 7 ndeshjet e fundit të Liverpoolit në udhëtim në Ligën Premier.
Liverpooli ka fituar si në pjesën e parë ashtu edhe në kohën e plotë në 5 nga 7 ndeshjet e fundit në udhëtim në Ligën Premier.
Analizë
Manchester Unitedi do të ketë besim të lartë pasi do të vijë sërish nga rikthimi, këtë herë mundi Atalantën 3-2 pas 2-0. Megjithatë, kishte ende pikëpyetje të mëdha mbi performancën, veçanërisht në pjesën e parë kundër një skuadre të Atalantas, ku mungonin disa lojtarë të ekipit të parë. Unitedi krijoi shumë raste të mira dhe lojtarët të paktën treguan se janë ende duke luftuar për trajnerin.
Jurgen Klopp do të kishte marrë kënaqësi të madhe nga aspektet e performancës së United në mesjavë, duke ditur se si skuadra e tij po sulmon për momentin, veçanërisht përmes Mo Salah në formë. Liverpooli fitoi trilerin e tij me pesë gola në mesjavë dhe tani është i pamposhtur në 21 ndeshje – ecuria e tyre më e gjatë që nga viti 1989 nën drejtimin e Sir Kenny Dalglish.
Liverpool ka shënuar në mënyrë të jashtëzakonshme të paktën tre gola në të shtatë ndeshjet e tyre si mysafir këtë sezon dhe ata shënuar katër gola ndaj United në Old Trafford sezonin e kaluar. United pa dyshim vjen në ndeshjen e sotme me adrenalinën që po rritet nga mesi i javës, por Liverpool mund t’i godasë ata me ‘shpatë’ siç nuk mundi Atalanta.
Formacionet e mundshme
Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Matic, McTominay; Greenwood, Fernandes, Pogba; Ronaldo;
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Milner; Salah, Firmino, Mane;
Parashikimi: Man Utd 1-3 Liverpool
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi

Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Shkëlqeu ndaj Ballkanit, Arlind Veliu ylli i javës në Superligë

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

“Idhulli im”, Khephren Thuram me dedikim të veçantë për vëllain e tij Marcus

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Ylli i Interit do të mungojë tri javë për shkak të lëndimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës