LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi- Depërtim i lartë ekonomik rus

Mali i Zi- Depërtim i lartë ekonomik rus

E shqetësuar për përmasat që investimet ruse po marrin në Malin e Zi, Bashkimi Evropian ka financuar realizimin e një studimi mbi zgjerimin e këtyre investimeve.

Studimi, i titulluar "depërtimi ekonomik rus në Malin e Zi "destinohet për Kuvendin Evropian dhe është realizuar nga ekspertet e Ballkanit, Mojmir Mrak, Matija Rojec, Tamaž Šemler dhe Tamaž Novak.

Autorët konstatojnë se volumi i investimeve ruse në Malin e Zi është më i lartë se mesatarja e vendeve të tjera të ish Jugosllavisë, dhe ka shumë mundësi që këto investime të jenë më të larta se ato që deklarohen nga shifrat zyrtare, po jo aq të larta sa thuhen në mediat vendase.

Sipas të dhënave të paraqitura nga studio, Rusia renditej në vendin e pestë përsa i përket investimeve në vitin 2006. Rezulton që në këtë vit, rusët kanë investuar në vend 98 milion euro, ndërsa në vendet e tjera të rajonit si Serbia dhe Kroacia, kanë investuar shifra më të ulëta në një total prej 21.3 milion euro.


Por nuk ekziston dokumentacion dhe analizë lidhur me këto investime; ndër të tjera, qeveria e Malit të Zi ka përgënjeshtruar kategorikisht karakterin dominues të kapitalit rus, megjithatë pa dhënë dot argumente bindëse.