LAJMI I FUNDIT:

Magjia shpëton shpirtrat e personave të famshëm

Magjia shpëton shpirtrat e personave të famshëm

Parashikuesit–Shaman në Peru u ngjitën në pikën më të lartë të kryeqytetit-Lima dhe organizuan një ceremoni mistike.

Ata shpresojnë se do t’i mbrojnë shpirtrat e liderëve dhe personave të famshëm të botës në vitin 2010. Me rekuizite tradicionale, lule dhe gjethe të bimës koka u përpoqën që të ofrojnë mbrojtje, kurse parashikuan edhe disa ngjarje politike botërore për vitin e ardhshëm.

"Obama do të ketë probleme, konflikte dhe luftëra të jashtme. Më vonë shohim se edhe presidenti Chavez do të ketë probleme me presidentin e Kolumbisë, Uribe, por nuk do të ketë luftë. Fidel Castro nuk do të vdesë edhe pse disa e thonë këtë. Ai megjithatë nuk do të vdesë vitin e ardhshëm", parashikon Juan Osko, Shaman.

Shamanët kishin se çfarë të parashikojnë edhe për futbollistin Cristiano Ronaldo. Edhe pse do të luajë në kampionatin e ardhshëm botëror në Afrikën e Jugut, kombëtarja e Portugalisë nuk do të fitojë. /alsat-m/