LAJMI I FUNDIT:

Madonna flet dhe tregon si u përdhunua

Madonna flet dhe tregon si u përdhunua

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka pranuar se ajo është përdhunuar kur ka qenë vetëm 19 vjeçare, teksa ka pranuar se e ka pasur shumë të vështirë që ta tejkalojë këtë gjë.

Ylli botëror i muzikës ka reaguar pas pytejve të shumta për të kaluarën e saj, teksa ka treguar se si është përdhunuar.

Në fillim ajo tregoi se para se të bëhej këngëtare ishte valltare dhe duhej të siguronte bukën e gojës, nga ku edhe u përdhunua.

“Më duheshin para për të bërë një telefonatë në të shtëpi dhe për të paguar borxhet. Ai djaloshi që ishte aty dhe që unë i besova më bindi që të shkoj në shtëpinë e tij dhe ta bëj thirrjen nga shtëpia e tij”.


“Unë isha përdhunuar. Tashmë isha e dhunuar dhe nuk kishte sens që të lajmëroja rastin në polici. Wshtë një poshtërim i madh”, ka potencuar Madonna. /Telegrafi/