LAJMI I FUNDIT:

Maçoku parashikoi vdekjen e 50 pacientëve

Maçoku parashikoi vdekjen e 50 pacientëve

Një maçok i pazakontë në një shtëpi pleqsh në Rhode Island, ka aftësi të zbulojë se kur një pacient do të vdesë. Deri më tash ai e ka dëshmuar këtë në 50 raste.

Doktori David Dosa, geriatër dhe asistent profesor në Universitetin Brown, tha se maçoku Oscar ka arritur një lloj rekordi në pesë vitet e fundit. Ai rrallë shoqërohet me njerëz, përveç se me ata të cilëve u ka ardhur “egjeli” afër.

Oscar është sjellë në qendrën rehabilituese në Providenca, e specializuar për kujdesin e njerëzve të vjetër dhe të cilët vuajnë nga harresa, shkruan gazeta britanike Telegraph.

Sa herë që mjekët ia hapin derën dhe e dërgojnë tek personi për të cilin ata mendojnë se do të vdesë së shpejti, ai shpesh i afrohet dikujt tjetër dhe ia dëshmon medicinës se mjekët janë gabim.


Dosa me kolegët besojnë aq shumë në aftësitë e Ockarit për t’i vërtetuar rastet kur ai ngjitet në shtratin e dikujt, sa që ata menjëherë thërrasin familjarët e atij personi për t’i lajmëruar. /Telegrafi/