LAJMI I FUNDIT:

Macja sulmon ariun

Macja sulmon ariun

Një mace shtëpiake, e quajtur Mimine, ka dëshmuar se ka zemër të madhe, ngase ka sulmuar një ari që kishte hyrë në oborrin e saj.

Javën e kaluar, në afërsi të Quebecut në Kanada, një ari që ishte në kërkim të ushqimit ishte ndalur pranë kontejnerit të mbeturinave në afërsi të një shtëpie.

Pronarët e kësaj shtëpie menjëherë kishin marrë kamerën për ta xhiruar mysafirin e paftuar në oborrin e tyre, dhe ishin befasuar tej mase kur kishin parë macen e tyre Mimine e cila e kishte sulmuar ariun.

Intervenimi i maces duket se e ka “detyruar” ariun të largohej nga oborri i shtëpisë, por pasi kishte marrë ca “ushqim” me vete. /Telegrafi/