Lulzim Basha u kërcënua nga Maqedonia (Video)

Lajmi i konfirmuar zyrtarisht nga Presidenti Bujar Nishani mbi një skenar për të ekzekutuar kreun e opozitës Lulzim Basha është interpretuar si i paqenë nga Kryeministri Edi Rama.
“Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar kryetarin e opozitës. Ka pasur një informacion, që është trajtuar me seriozitetin më të madh dhe pavarësisht se gjithë ekspertiza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm dhe burimi është kontradiktor, janë marrë të gjitha masat njësoj sikur kjo ishte diçka realisht e vërtetë. Sepse patjetër që siguria e të gjithë njerëzve dhe pa diskutim dhe e kryetarit të Partisë Demokratike është prioritet numër një, nëse kërcënohet”, ka deklaruar Rama.
Çështja është trajtuar ftohtë edhe nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. “Është një çështje që u takon strukturave që merren me hetimet paraprake, kur të vijë në prokurori do të shqyrtohet. Aktualisht akoma nuk ka mbërritur”, ka thënë Llalla.
Publikimi i versionit mbi një skenar të Moskës për destabilitet me atentatin e mundshëm ndaj Bashës ka sjellë dhe reagimin e Ambasadës Ruse në Tiranë, e cila ka hedhur poshtë të gjitha aludimet e ngritura.
“Ambasada, me gjithë respektin që ka për gazetën “Shekulli” dhe stafin e saj, konstaton me keqardhje se kjo gazetë në këtë rast është bërë e ngjashme me mediat perëndimore, të cilat po e fryjnë me vetëmohim mitin për të ashtuquajturin “kërcënim rus” dhe preferojnë ta shohin “dorën e Moskës” në ngjarje dhe fenomene nga më të befasishmet”, ka deklaruar selia diplomatike ruse.
Ndërkohë, Top Channel ka mësuar nga burime policore se ka pasur një kërcënim, por jo nominalisht për Lulzim Bashën. Kërcënimi në një formë deklarate mësohet se ka ardhur rreth dy javë më parë nga një grup i vetëquajtur paramilitar shqiptar në Maqedoni. Ata kanë kërcënuar të gjithë ata politikanë, të cilët sipas tyre janë duke shkatërruar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Të ndodhur përpara këtij fakti, Garda e Republikës ka vendosur që t’i përforcojë masat e sigurisë ndaj Lulzim Bashës, si i vetmi politikan i cili nuk ka eskortë të përforcuar. Madje, edhe ish-kryeministri Berisha, të enjten në çadër, është shfaqur në publik me masa të shtuara të sigurisë personale./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=uc5yVrmUV7w
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshohet se bartnin dru nga Serbia për në Kosovë, ndalohen dy persona

MPB-Maqedoni: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme, menjëherë të denoncojnë në polici

Votimi nga jashtë, Berisha: Të zgjatet regjistrimi, minimumi deri më 9 mars

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës