LAJMI I FUNDIT:

Lukaku tregon arsyen pse nuk shkoi te Juve

Lukaku tregon arsyen pse nuk shkoi te Juve

Romelu Lukaku ka treguar se e ka pasur mundësinë t’i bashkohet Juventusit gjatë afatit kalimtar veror, por nuk mendonte se ishte koha e duhur për të shkuar në Itali.

Futbollisti belg shpresonte të largohej nga Evertoni para mbylljes së afatit kalimtar, mirëpo papritur vendosi të qëndronte në Goodison Park.

Ai tash ka treguar për Het Nieuwsblad për arsyet prapa vendimit për zgjatjen e qëndrimit në Merseyside.


“Është paksa ngacmuese (që nuk jam pjesë e garave evropiane), por unë jam dikush që besoj se gjithçka ndodh për ndonjë arsye”.

“Përndryshe, kam mundur të zgjedh për të shkuar te Juventusi dhe jo të qëndroja te Evertoni. Mirëpo, vendosa për Evertonin, sepse ishte herët për të shkuar në Itali dhe këtu kam luajtur mirë”, ka deklaruar Lukaku. /Telegrafi/