LAJMI I FUNDIT:

Lufthansa paralajmëron anulimin e 100 fluturimeve këtë fundjavë

Lufthansa paralajmëron anulimin e 100 fluturimeve këtë fundjavë

Përfundimi i grevës në Lufthansa ka bartur pasoja me vete. Edhe përkundër arritjes së marrëveshjes për një kontratë të re kolektive mes sindikatës Ver.di dhe shoqërisë ajrore Lufthansa, pasojat e grevës pesëditore pasagjerët do t'i vërejnë edhe për një kohë.

Edhe pse greva ka përfunduar sipas të dhënave të Lufthansës këtë fundjavë pritet anulimi i rreth 100 fluturimeve.

Shkak kryesor është kontrolli teknik që u duhet bërë avionëve para fluturimit.

Sindikat Ver.di dhe Lufthansa arritën të premten një marrëveshje për rritjen e pagave në dy vitet e ardhshme me 7,4 përqind për rreth 50 mijë bashkëpuntorët e Lufthansës. Po të njejtën ditë Kompania e cila programon afërsisht 2000 fltuturime pas ndërprerjes së grevës ka njoftuar se do të duhen përafërsisht dy javë që gjendja ti kthehet normalitetit.


Analistët kishin vlerësuar se greva i kushtonte kompanisë rreth pesë milion euro në ditë, ndërsa kompania njofton se kjo grevë i ka kushtuar deri tani minimumi 10 milion euro në total.