LAJMI I FUNDIT:

Lufthansa blen pjesën shtetërore të Austrian Airlines

Lufthansa blen pjesën shtetërore të Austrian Airlines

Lufthansa gjermane i ka blerë shtetit austriak pjesën e tij prej 42 për qindësh në Shoqërinë ajrore austriake Austrian Airlines -AUA- të goditur financiarisht.

Drejtuesit e të dy shoqërive ajrore nënshkruan në Vjenë marrëveshjen përkatëse. Çmimi i shitjes është në nivelin simbolik prej 366.000 euro.

Lufthansa merr njëkohësisht edhe lidhjet e AUA në nivelin e 500 milionë eurove.

Pas një periudhë kohe është parashikuar marrja komplet e AUA-s nga Lufthansa.


Autoritetet evropiane për mbrojtjen nga monopolet duhet të japin aprovimin e tyre për këtë blerje. /dw/