LAJMI I FUNDIT:

Lufta në Ukrainë po hyn në fazën e re, forcat ruse po bëhen gati por edhe ato ukrainase – raporti më i fundit i inteligjencës britanike

Lufta në Ukrainë po hyn në fazën e re, forcat ruse po bëhen gati por edhe ato ukrainase – raporti më i fundit i inteligjencës britanike

Rusia është duke i zhvendosur mjetet ushtarake, ushtarët dhe armët në drejtim të jugperëndimit, derisa Ukraina po hyn në  “fazën e re”, thuhet në vlerësimin më të fundit të inteligjencës britanike.

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka theksuar se forcat ruse po mblidhen në jug duke pritur kundërsulme nga ukrainasit apo janë në gatishmëri për sulme të mundshme, kurse konvojet e gjata me kamionët e ushtrisë ruse, tanke dhe artileri po vazhdojnë të largohen nga Donbasi dhe të dërgohen në jugperëndim, transmeotn Telegrafi.

Në raportin e britanikëve thuhet se grupet taktike të batalionit rus (BTG) kanë grumbulluar 1.000 ushtarë në Krime, nga ku do të “përdoren” si mbështetje për trupat në Kherson që është nën kontrollin e rusëve ku forcat ukrainase po zhvillojnë kundërsulme.


Momenti kur sistemi raketor rus Uragan hidhet në erë nga ushtria ukrainase – publikohen pamjet nga ajri
Lexo po ashtu Momenti kur sistemi raketor rus Uragan hidhet në erë nga ushtria ukrainase – publikohen pamjet nga ajri

“Lufta ruse kundër ukrainasve po hyn në fazën e re”, vlerëson inteligjenca britanike – duke parashikuar luftimet më të ashpra nga vija e frontit përgjatë 350 kilometrave nga Zaporzhia deri në Kherson.

Ndërkohë, Ukraina është fokusuar në bombardimin e urave, depove të municionit dhe linjat hekurudhore përfshirë shinat e linjës së rëndësishme strategjike që lidh Khersonin me Krimenë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori